Tre poezi nga Ismet Tahiraj

1
1141

Ismet TAHIRAJ

LULELAKRA E EGËR

Unë dal të mbledh lulelakra të egra ta trembi idhtësinë
Jam i pa durushem. S’klithi.
Ime mëmë më thoshte më shpjerr ne ilixhe, me shpjerr
Se bazeni i ujit te gjitha i nxjerr, e durushme ishte s’a s’ka, te gjithë e kemi pa
Damarëve te mi shtypja e gjakut me merr, udhë laneti, udhë secili gjen për vete.
Dhe mu ne ditë kiameti, kurrë e merr sikleti, kufomë e gjallë e shtretëve, mbetur
Ime meme gëzohej si një vogëlushe kur i afronin qese me karamele
O zot reumën e përzuara për dere pa pike potere.
Buza i shkonte n’gaz, pikë e madhe iu çelte në ballë
Tash eh sa e kam mall.
Mua lulelakra me qetëson si qetësohet moti para bubullime
Krisje, çarje-gabim, e pa gabime
Zeher dite mbufaturë, fat i rritës renegat i ripritur.

Mbaj mend unë sa shtëpi, sa dyer hapur e mbyllë drijtare dritë poçi a qiriri
Mështekën e shpirtit thyhet pa hiri.
Ime mëmë më s’renkon nga reuma, hisen e mora unë më mbeti kapsillëk
Në gjak lulelakra nis e avullohet njëtrajtshëm ngapak oh derdhet sokak…

KY SHI…
Sot bie shi, as i vjetër as i ri, dhe rrenë qoftë, na përlagë në çdo vend
Tash është maji me lule bliri, çadrën e blertë kujt t’ia mbajë sipëri
Hatrohet dashnorja për një çokolatë eksplodon hiri, tejkalohet kufiri.
Kam uzdajë se nuk më vë buzën në vaje, shetisim ndër zaje.
Ky shi, ah ky shiritë flokë vashash, rritë bereqet të ri. Hijeshi.
Dhoma ku flejmi xhamave trokllon shiu shprush unat e zjarrit, ndezë batëri
Pemës i rriten frutat e dashurisë i fal rrezet e buta.
Skaj truallit më skaj begati e artë në uzdajë.
Ah ky shi flori….

TI S’JE MASA IME
Ti s’je masa ime, as e përit të tylit, apo thurimë kërpi
Ti je veç natën syri im i trembur, ndesh acarit.
Ti nuk je masa ime e patkut te kufomës, as çrçaf i dhomës
Ti je dihatja e çmëndur, o orëve t’agloshit
Si thika e topitur e një te vorfuri.
Ti s’je masa ime, as masa e tjetër kujt e marrur hua
Një dhëmbë i mbetur n’gojë, si shteu u keq ne lojë
Dhe hata, goja vjell bela.
Ti s’je as masa ne ngjeti përveç baltës së qullosur
Që është da e ça.

As masa e lumit ne kuoten e hipodrumit veç nërçe
Te shpërfillura me trendëfila, fushave të gërditura.

Ti s’je masa ime, as e askujt, kal i coftë kaloshinë
Veç jagrë e bërtimë.
Ti festa e jote blerimë, deshtake që në agim…

1 KOMENT

  1. Po me vjen shume mire qe edhe Turqit po shkruajne ne gjuhen Shqipe.

    Bravo o Turqeli… Ismet Tahiroglu.

    Viti 2016 ti me emer Turk….c.c.c.c.c.c

Komentet janë mbyllur.