Kjo video mund t’u bëjë të lini duhanin!

0
774

Dita, 2 maj 2018

Pasi të shikoni këtë video, mendohuni sërish nëse do të konsumoni duhan.
Një infermiere ka publikuar në rrjetet sociale një video se çfarë i shkakton cigarja trupit tuaj.

Amanda Eller nga Karolina e Veriut në SHBA, publikoi videon ku duken dy mushkëri, njëra e shëndetshme dhe tjetra e prekur nga kanceri për shkak të duhanpirjes prej 20 vitesh nga një paketë cigare çdo ditë.

Është mjaft e dukshme se cila nga mushkëritë është dëmtuar nga tymi, nga thithja e nikotinës dhe dioksidi i karbonit. Pirja e duhanit zvogëlon sasinë e oksigjenit në trupin tuaj. Duhanpirja shkakton mpiksje të gjakut dhe rrit mundësinë e atakut kardiak.

Tymi i cigares, që zvogëlon sasinë e oksigjenit që shkon në lëkurën tuaj, i jep asaj ngjyrë kafe, të verdhë apo të zbehtë. Megjithatë, ekspertët e shëndetësisë thonë se ka një lajm të mirë nëse hiqni dorë nga pirja e duhanit. Sapo ta lini, shëndeti juaj do të fillojë ngadalë duke u përmirësuar dhe trupi juaj do të rimëkëmbet.

l.h/dita