Të skualifikuarit nga Vettingu ‘ngelen rrugëve’, s’do pranohen as si avokatë

0
388

Dita, 2 maj 2018

Prokurorët dhe gjyqtarët që janë dorëhequr për shkak të procesit të Vettingut, apo që skualifikohen gjatë këtij procesi, nuk do të pranohen nga sistemi i ri i drejtësisë të jenë pjesë e Dhomës Kombëtare të Avokatisë.

Kjo u konfirmua nga vetë kreu i kësaj dhome, Maks Haxhia gjatë shqyrtimit të projektligjit të ri të avokatisë në Komisionin e Ligjeve, shkruan shqiptarja.com.

“Lind pyetja, këta që digjen nga Vettingu, a do të bëhen avokatë? Se ata juristë janë. Jo, ne kemi vënë pengesë. Nuk duam ta kthejmë avokatinë në strehën e të korruptuarve, apo të të larguarve nga Vettingu”, tha Maks Haxhia, Kreu i Dhomës Kombëtare të Avokatisë.

Kjo u mbështet dhe u përshëndet edhe nga deputetë socialistë dhe kreu i Komisionit të Ligjeve. “Tu qëndrojmë fort këtyre neneve bllokuese”, tha Bashkim Fino.

Nga ana tjetër, kreu i komisionit të Ligjeve, Ulsi Manja u shpreh se “nuk mund të fusim nga penxherja ata që largojmë nga vettingu. Nuk mund t’i pastrojmë në një anë dhe nga ana tjetër t’i sjellim sërish në sallën e gjyqit”.

o.j/dita