Të bëhet rregull e vlerave të demokracisë kthimi i votës së sovranit!

0
609
Lul Basha - Lekë Pepaj

Si shihet atdheu nga larg

Këso kohe, po shohim prëditë skandalet e jetës politike (shgqiptare)me skandalet dhe papërgjësinë e (deputetëve) të popullit në jetën parlamentare që po luajnë lojën e strucit(!).

Herë në Tiranë e herë në Prishtinë, po shfaqet loja politike e cirkut me profilet e atyre që, rastësia i solli në jetën parlamentare dhe pa fije dyshimi na bënë horë para botës!

Kur flasin dhe që nuk dinë të flasin, neveria qytetare jona kalon në kupë të qiellit. Flasin me fjalorin fyes e denigrues sikundër e lexuam një “deputet” të PD të Lulzim Bashës, që nuk la anash asnjë fjalë më fyese që as në WC nuk thuhen e lëre më para opinionit të gjerë shqiptarë…! Turp për PD turp për kryetarin Lulzim Basha që lejon dhe ua bënë me sy nga bulevardi i Tiranës: Nisja… fillo… shaj dhe bërtitë se jemi opozita e bulevardit në Tiranë… (sic!).

Demokracia si vlerë univesale e njerëzimit, ajo ka rrugën e saj dhe përditë pasurohet dhe begatohet me mendimin e lirë, me programet dhe projektet e jetës me tipare të qytetërimit, që përmes saj ne shkojmë tutje në të ardhmen e një kombi dhe në fillim të këtij shekulli të ri.

Shqiptarët në fillim të këtij shekulli, përseri me thesin mbi shpinë më të varfërit në Evropën e lirë dhe të bashkuar!

Për të gjithë ata “deputet” dhe zyrtarë të tjerë në institucionet e shtetit shqiptar Tiranë-Prishtinë, që deri tashti me hilet e tyre dhe me sy e zemër si më u bë më i (pasuri) i qytetit dhe fshatit pa djersë dhe me dorën në “magjen e shtetit” (sic!) të kërkohet KTHIMI i VOTËS së SOVRANIT!

Nuk ka lojë me Atdheun dhe Shtetin Shqiptar!

Çikago, 2 maj 2018


Skënder Karaçica
Executive Director

Albanian-American Association
of Intellectuals Businessmen and Activists

Phone: +1 (708) 983-5394 | Email: [email protected]