KJO ËSHTË SHQIPËRIA…

0
731

Arben Çokaj

Mentaliteti dominant në shoqërinë e korruptuar shqiptare, që na lë mbrapa, pa hy në BE, është ky:

Unë jam mjek, vjen pacienti te unë, cila është detyra ime? Të gjej sëmundjen, të jap ilaçet e duhura dhe pacienti shërohet. Por nëse unë veproj ndryshe, e sjellë pacientin pa afate, se dua t’i marr para nën dorë, vjen dita e pacienti ose paguan, ose vdes! Kjo është shoqëria shqiptare e këtyre 27 vjetëve…, kur pacienti vdes, e mjeku ngelet me gisht në gojë…

Kështu Shqipëria ka mbetur tash 28 vjet me gisht në gojë…

Këtë ia tha vëllai im sot drejtorit të ri të Aluiznit në Shkodër, i cili lë si të tjerët para tij, afate kohore të papërcajtuara për trajtimin e çështjes! Bëj me dije këtu se kështu u soll edhe ish-drejtori Dodani, dosja u bë gati në kohën e tij, por ai nuk e firmosi atë. Tani ai është i akuzuar nga Prokuroria për shpërdorim detyre.

Shqipëriaqëduam.al është një platformë të cilën e promovon Kryeministri Rama. Ai mendon se ministri reagon menjëherë, pasi një qytetar ankohet te kjo platformë. Unë u ankova, e ata reaguan, por… nuk zgjidhën asgjë deri tani! Të shohim mos KM Rama e vë administratën e vet në eficiencë, edhe pse ka zëra, që thonë se në këtë Platformë, nuk mund të regjistrohesh më…

Harxhohen miliona për ta vënë në eficiencë administratën tonë, por a është vënë ajo në eficiencë ende? Ka shumë punë për t’u bërë! Mentaliteti i punës perëndimor, është tepër i vështirë të futet në shoqërinë shqiptare me mentalitet dominant turqeliko-islamik

Dhe legjenda greke tregon: KUR NGORDHI KALI MITIK…!
Një fshat gjeti një kalë mitik. Ai ishte shumë i fuqishëm, dhe i bënte të gjitha punët, që kishte nevojë fshati… por hante shumë… Fshatarët menduan se duke ia zbritur kalit një kokërr drithi në ditë, ata do të vijnë duke kursyer… Dhe kështu, kali erdhi duke u dobësuar deri sa një ditë ngordhi. Ai ngordhi atë ditë, kur fshatarët i hoqën edhe kokrrën e fundit të drithit…

Shoqëria njerëzore është e mbushur plot me përvojë e mësime, nga ku duhet të zihet mend. Por jo të gjithë kanë mend, me zënë mend. Budallai psh. nuk zë mend kurrë!

Kujtesë për qeverinë Rama, që pushteti të mos vijë duke i rrëshqitur, duke degraduar, për shkak të korrupsionit në administratë, siç i rrëshqiti atij para këtij! Edhe me atë tjetrin fillova të shkruaj shkrime kritike, kur e pashë se po shkon në drejtimin e gabuar. Ata nuk dëgjuan dhe e pësuan. Jo se i rrëzova unë jo. Ndërgjegjia shoqërore është e tillë, jo se them unë, shoqëria të lëshon, kur nuk i shërben asaj!

Kur bisedon me shqiptarë, e sheh se ekziston ideja, se këta që drejtojnë, i dinë punët, por nuk duan t’i bëjnë si duhet. Kurse te unë ekziston ideja se këta që drejtojnë, nuk i dinë punët mirë, se po t’i dinin, ishim në BE sot! Edhe mosdashja – mosdije është! Pikë.

Shënim:
Ndërtesa në figurë është ndërtuar në vitet 2004-2005, sipas rregullave ligjore, por leja e ndërtimit është penguar për arsye korrupsionale nga Lorenc Luka & co. Në vitin 2006 është regjistruar te Aluizni, i cili ka 12 vjet që thotë: “prit gomar sa të dalë bar“. E pastaj thonë, pse nuk ecën ky vend? A kujtojnë këta zogj gomarësh, se i huaji vjen këtu e bjerr paratë dhe energjitë e veta në Shqipëri a?! Jepni more tuhafa hapësirë biznesit dhe ekonomisë, e jetoni si njerëz, se e keni ngordhur komplet këtë vend, e po jetoni si majmuna! /AÇ