Nga Prof. Pirro Prifti – Revista Drini – 1 Maj 2018
Vizita e Patriarkut të Russisë Kirill (ose Ciril, sipas emrave Cirili dhe Metodi), në Shqipëri pas ftesës së Kryepshkopit tonë të nderuar Anastas, ka habitur por dhe është përshëndetur me shumicë nga komuniteti orthodox i Shqipërisë. Kjo u vu re nga prania e shumtë e besimtarëve orthodoksë por edhe e kureshtarëve të tjerë të shumtë, madje dhe myslimanë dhe katolikë shqiptarë në Katedralen `Ngjallja e Krishtit` në Tiranë. Në momentin e parë u konstatua në Mediat shqiptare një heshtje e plotë për shkak të kësaj vizite, që më shumë dukej sureale në mjedisin shqiptar të pushtuar nga konspiracionet politike dhe përplasjet e ashpra mediatike pozitë – opozitë apo dhe komentet ambiguale për miratimin e hapjes së negociatave për integrimin në BE.
Pritja shumë e ngrohtë nga populli, kleri, binte në kontrast me mos pjesmarrjen e asnjë politikani qoftë orthodox apo ateist shqiptar apo dhe i ambassadorëve të BE, në një kohë kur erdhi Papa i Romës në Shqipëri, të praishëm ishin më shumë politikanë dhe ambasadorë e bodigardë. Argumenti mund të jetë se vizita ishte kryesisht fetare qoftë për shkak të ardhjes për herë të parë në Shqipëri të një Patriarku Rus, i cili nuk mori pjesë në Samitin e Kretës por pranoi të vinte në një vënd ku shumica janë myslimanë, por se Komuniteti orthodox i Shqipërisë mbetet një komunitet solid, i cili kontribuon në ruajtjen e traditës së vjetër dhe të shëndoshë shqiptare dhe sot është pasardhës i rilindasve që kontribuan në krijimin e KOASH, të Pavarësisë së Shqipërisë, të Hymnit Kombëtar, të këngëve Patriotike, të Kongresit të Shkronjave në Manastir (Bitola), etj., etj.
Rizgjimi i Traditave Orthodokse në Shqipëri dhe në vendet ku banojnë shqiptarë në Maqedoni, Kosovë, Mal i Zi, na rikujton se sa komunitet i madh dhe patriot ka qënë Orthodoksia e Arbërisë dhe Epirit dhe se sa e egër ra mbi këtë popullatë egërsia e Perandorisë Osmane, gjë që e dëshmojnë popullat arbëreshe orthodokse në Kalabri e Sicili (sot unitë), nga popullat arvanitase në Greqi (sot shumica të asimiluara), popullatat në Rumani (Bukureshti), në Ukrainë, madje edhe shkiet dhe pjesa më e madhe e malazezëve, të cilët për arësye të ruajtjes së pronave dhe fesë u sllavizuan në shkie e malazezë (sepse dekreti sulltanori vitit 1602, ruante pronat e kishave dhe religjionin).
Sigurisht simboli i Orthodoksisë mbetet Heroi ynë Kombëtar Gjergj Kastrioti – Skënderbeu, kishat e rrënuara e të vjetra orthodokse në çdo cep të Arbërisë dhe Epirit, dhe `Pirgu Arbanas` në Manastirin e Hilandarit, ku janë varrosur Gjon dhe Reposh Kastrioti, vënd për të cilin duhet subvencionuar jo vetëm nga KOASH, por edhe nga shteti.
Patriarku Kirill me Papa Franceskun
Patriarku Kirill i lindur më 20 nëntor 1946 është Patriarku i Moskës dhe i Kishës Orthodokse Ruse që nga 1 shkurti i 2009. Karriera e tij mbetet e shkëlqyer; mbaroi Akademinë Telogjike në Leningrad shkëlqyeshëm, më parë më 1971 ka qënë archimandrit por dhe anëtar i Ruisë në Këshillin Botëror të Kishave, ishte Archbishop në Smolensk dhe Kaliningrad në 1984, por dhe dialogon çdo javë në Channel One `sllovo pastorja`. Patriarku Kirill njihet për sfidat e shumta dhe për përpjekjet për zbutjen e diferencave me Kishën Katolike. Ai bëri vizitën e parë në Poloni në 2012, dhe në 12 mars 2016 u takua me Papën Farncesko (Francis) në Kubë. Në 2011 mbajti Sinodin e Shënjtë për ish vëndet sovjetike me popullatë orthodokse në riorganizmin e strukturës së kishave në Tajikistan, Uzbekistan, Kyrgyzstan and Turkmenistan – në frmë Mitropolish. Patrirku Kirill njihet edhe për fjalët kundër LGBT, grupit punk femëror rus `pussy riot`, dhe për mbrojtjen e traditave familjare dhe familjes. Patriarku Kirill i ka quajtur që ata `janë duke bërë punën e Satanit dhe duhen ndëshkuar“.
Në të kundërt, Amnesti international e vlerësoi grupin punk si `të burgosur të ndërgjegjes`. Kisha Katolike e përkrahu në atë kohë Patrirakun Kirill. Po ky Patriark thotë se `Orthodoksia duhet të mbrojë vehten dhe të luftojë kundër herezive të të drejtave humane`, por a përmendur se për cilat herezi bëhet fjalë, megjithse kuptohet lehtë se e ka fjalën se është kundër lirive që u jep Perëndimi -komuniteteve LGBT. Dhe së Fundmi Patriarku i Rusisë Kirill njihet për përshtypjen e madhe që la në Asamblenë në Strasburg më 2 tetor, ku paralajmëroi për rrezikun e relativizmit moral duke thënë: “Nëse do të injorojmë rregullat morale, ne injorojmë në fund të fundit edhe vetë lirinë; Nëse rregullat morale kapërcehen dhe deklarohen relative – do të minohej themeli i vetë këndvështrimit europian të botës“.
Vizita e Patriarkut Rus në Shqipëri, ndonëse tërësisht Fetare, mbart në vetvehte edhe reminishencën e të kaluarës së mirë kur Rusët (BRSS) ndihmoi shumë rindërtimin e Shqipërisë së shkatërruar nga lufta dhe përshtypjen e mirë që lanë punonjësit rusë në Shqipëri. Kjo na kujton edhe kërkesën e himarjotëve drejtuar Katerinës së Rusisë, për t’i ndihmuar në luftën kundër osmanëve. Kjo na kujton fitoren e Rusisë kundër Perandorisë osmane më 3 Mars 1878, fitore që hapi shpresat e popujve të Ballkant për liri e pavarësi, pavarësisisht se si vazhduan ngjarjet më vonë. Shpresojmë se kjo vizitë do të ketë impakt pozitiv në bashkëpunimin midis KOASH dhe Kishës Orthodokse Ruse, si dhe në fashitjen e urrejtjes artificiale të nxitur nga brenda e jashtë, ndaj popullit rus.