Shkruan Rrahman Hyseni
Takimi nën patronatine e klubit “TROJET”, të premtën – më 27 prill 2018 në zyrën e Klubit “Trojet” në Fushë- Kosovë me fillim në ora 16:30
Këtë ditë u mbajt takim i inicuar nga Fondi Humanitar në Zvicër për Medvegjën .Qëllimi i takimit ishte i karakterit humanitar për familjet shqiptare me nevojë në Medvegjë dhe fshatrat e saj.
Janë fjalë vërtet sa të dhimbshme, por aq edhe shpresëdhënëse. Janë fjalë që dalin nga miqtë tanë, të cilët janë mbështetja dhe shpresa jonë për një të nesërme më të mirë.
Është për t’u vlerësuar vullneti dhe dëshira e këtyre njerëzve që duke e parë nevojën për disa familje me kushte të rënda ekonomike, shprehën gatishmëri për t’i mobilizuar dhe për të ndihmuar.
Ftesa ishte për të gjitha subjektet politike, apolotike, organizatat e klubet joqeveritare që të marrin pjesë në takimin dhe ishte nje numër i madh pjesëmarrësish.
Hapjen e këtij takimi e bëri z.Bislim Musliu – kryetar i klubit “Trojet.”
Duke parë gjendjen e rëndë ekonomike të disa familjeve në komunën e Medvegjës, kërkuan që këto familje të ndihmohen e sidomos disa familje të cila kanë nevojë të domosdoshme për banim, pasi që njerëzit nga ky fond konstatuan se është më se e domosdoshme të ndërmerret diçka për këto familje.
Z. Sahit Hyseni dhe Selim Emini, pasi paraqitën idenë dhe hapat të cilët i kanë ndërmarrë për çështje humane, thanë se jemi në hapa të mirë dhe se së shpejti do të bëhet një zgjidhje. Ata kërkuan përkrahje nga çdonjëri që së shpejti të fillohet me ndihmën konkrete. Duhet kërkuar bashkëpunim sidomos nga vendësit që jetojnë në Medvegje e që pastaj ata mund t’i zgjidhin edhe procedurat që janë atje, por mbesin të përkushtuar për të ndihmuar. Këtë iniciativë humane e përshendeti edhe profesor.Dr.Gani Jashari Ai tha se përveç tjerash që ky fond është me vlera të veçanta për shqiptarët në Medvegje.
Gani Syla, Ajet Duli, Ismajl Muharremi, Hasan Ismajli, Hysen Kadriu, shpalosën edhe idetë e tyre me të cilat u pajtuan gjithë pjesëmarrësit.
Rrahman Hyseni, pasi mori fjalën, tha se ato familje të cilat janë vizituar, vërtet janë në gjendje të rëndë ekonomike e sociale dhe se duhet ndihmuar sa më parë. Ai po ashtu kërkoi ide dhe përkrahje për ndërtimin e një lapidari, për dëshmorin e kombit Florim Rushiti-Kingji, ku ende i mungon një lapidar. Rrahman Hyseni po ashtu shtroi edhe një varg kërkesash për ato familje dhe kërkoi përkrahje për mbështetje të Klubit “Trojet”, për SHKA “Shqiponjat e Medvegjes.”
Në pikën e dytë foli Besnik Salihu, përfaqësuesi i Muharrem Salihut kryetar i (AFEDS) Forumit ekonomik për zhvillim Preshevë. Bujanoc e Medvegjë me seli në Banjë të Sijarinës, afarist e veprimtar
Ai dha një lajm të mirë se së shpejti në Medvegje do të hapet fabrika nga z.Muharrem Salihu dhe ku si fillim do të punësohen 50 punëtorë, por janë barrierat dhe ballafaqimet e mëdha. Po ashtu inicoi për autostradën që të kalojë nëpër Medvegje.
Në fund kryetari i klubit “Trojet” kërkoi bashkëpunim, mbështetje që te jemi sa më unikë rreth projekteve dhe të një fondi sa më të fuqishëm, në mënyrë që të mund të përmbyllen sado pak projektet të cilat do të jenë të mirëseardhura nga çdo njeri.
Ne duhet të ndihemi vërtetë krenarë kur ndihmojmë familje në nevojë, aq më tepër në këtë kohë.Këtë nismë kaq humane, duhet ta ndjejmë gjithashtu obligim human e moral dhe gatishmëri tonë për çdo bashkëpunim dhe mbështetje të mundshme në vazhdim!
Kjo do mbështetje nga çdonjëri, pa dallim. E kaluara mbetet e kaluar,por në asnjë mënyrë nuk them se duhet harruar. Tani është koha të shpëtohet atë që mund të shpëtojmë. Zoti i bekoftë ata që kanë ndihmuar edhe në kohërat më të rënda! Zoti e bekoftë diasporën shqiptare, në veçanti njerëzit e vullnetit të mirë!
Dërgoi për publikim, Zymer Mehani, gazetar