GAZETARI I BETUAR PËR TË DREJTËN DHE TË VËRTETËN

0
643

Me rastin e 83 vjetorit të lindjes Velo Cfarkut me kontribut të çmuar për letërsinë, kulturën dhe gazetarinë.

SALI LEKA

Kush të dojë bashkë me neve
Të gëzohet, të këndojë
Të vitalizohet të vallëzojë
Mos të vuaj, por të shkruaj
Për ditëlindjen e Velo Cfarkut
5 maj 1935, 5 maj 2018
83 vjet frymë iradin e aromë
Jetë humaniste teuratiste
Kur Shqipëria quhej socialiste
E mbushur me procka marksiste
E molepsur me brockulla narciziste
Ashtu si Dielli në muzgun e reve.
Në ato vite të shekullit njëzet
Velo Cfarku me shumë vullnet
Përhapi shkëlqim e jehonë.
Punoi kontriboi me vitalitet
Me përkushtim karakter e dinjitet
E kemi obligim të bëjmë urim
Me këngë e valle të gëzuar, të bashkuar
Për Velon edhe 120 vjet i rinuar
E kemi obligim jetik sublim
Të flasim të drejtën, të shkruajmë të vërtetën
Velo Cfarku punoi në gazetë
Në gazetën “oshtima e maleve”
Redaksia ishte e komunizmit
Por Velo shembull eposik i humanizmit
Velo fisniku i nderuar i kristianizmit
Velo guximtarë dhe mendimtarë vizionarë
Intelektual i kulturuar si fanarë
Foli dhe shkruajti në ballë të parë
Për të mirën e popullit shqiptar
Velo Cfarku i talentuar gazetarë
Vlerësoi artin, kulturën, letërsinë
Dashurinë, lumturinë, mirësinë dhe aftësinë
Bashkë me shokët e djalërisë dhe burrërisë
Projektoi dhe formuloi progresin e industrisë
Për zhvillimin dhe modernizimin e Shqipërisë
Në diversitet me direktivat e partisë


VELO CFARKU

Ejani, ejani bashkë të këndojmë
Me gajde e klarinetë të vallëzojmë
Me admirim ta festojmë
83 vjetorin e lindjes
E lindjes të Velo Cfarkut
I biri i Sekulla Cfarkut
Filizi i bardhë i Altarit
Me shumë gëzim të premtojmë
Bashkë do të jemi duke kënduar
Bashkë do të vemi duke vallëzuar
Në Gjinovecin e lartësuar
Me pyje e livadhe i bleruar
Me vullnet e ilmin të lexojmë
Tregimet e Velo Cfarkut
Në pesë librat e botuar
Brilante të mrekullueshme të mahnitshme
Shembullore jetësore të dobishme
Flladike aromatike si pjalmi nektarit
Edhe dy libra i ka redaktuar
Ata letrarë që dijnë dhe kuptojnë
Të shkruajnë drejt si Velo Cfarku
Ata shkrimtarë që duan me bërë
Mirësi dhe mrekulli për çdo njeri
Të mendojnë, të veprojnë si Velo Cfarku
Me këngë të bashkohemi të tërë
Me betim sublim të kontribojmë
Për letërsinë dhe fjalën e vërtetë
E vërteta na bën të fortë të drejtë
Vetëm e drejta e vërteta
Na garanton jetë të ëmbël të qetë
Gjinoveci i lashtë historik
Vendlindja e Velo Cfarkut
Atdhetar i dashur besnik
Ata që duan në muajin korrik
Ta vizitojnë Gjinovecin klimatik

Sali Leka Cel: 068 38 55 304