IDRIZ ZEQIRAJ
Mars-prilli janë datimet përkujtimore për heronjtë markantë të lirisë: Sali Çekaj, Agim Ramadani, Hamëz dhe Adem Jashari. Në homazhet, nderimet në vend-vrasjet e tyre, si dhe në akademitë përkujtimore, u shfaqen dy anët e medaljes:
I) Pjesëmarrja masive e popullit, gjithë dhembje e nderim dhe
II) Hipokrizia neveritëse e pushtetarëve, të cilët hiqen si bashkëluftëtarë, por, në fakt, këta janë vrasës e hileqarë.
Falsifikimi, dizinformimi i opinionit, nis me fjalën e Hashim presidentit: “Sali Çekaj iu bashkua UÇK-së”.
1) Realisht, Sali Çekaj ishte i parë në kundërvënien e pushtetit serbo-sllavë, kur ishte pjesë e strukturës drejtuese në komunën e Deçanit;
2) Sali çekaj ishte i parë në formimin e “Grupit të Djemëve të Armatosur të Deçanit”;
3) Sali Çekaj ishte i pari në zbatimin praktik të Kushtetutës të Kaçanikut, në komunën e Deçanit;
4) Sali Çekaj ishte në krye të organizimit të ushtrimeve ushtarake të djemëve të Kosovës, në Shqipëri, sipas Marrëveshjes të arritur në mes të dy presidentëve: Dr. Ibrahim Rugova dhe Ramiz Alia;
5) Sali Çekaj ishte i pari që i futi djemtë e armatosur në Kosovë, për të organizuar rezistencën e armatosur kundër pushtuesit;
6) Sali Çekaj ishte organizatori i parë, në mes grupeve guerile të Dukagjinit, Drenicës, Llapit. Sepse ishte oficër rezervë, ishte jurist i diplomuar, ishte intelektual i formuar dhe bashkëpunëtor i afërt i Presidentit Rugova;
7) Sali Çekaj ishte i pari që kontraktoi lokacionin dhe hapi ushtrimoren ushtarake në Viçidoll e, prej andej në Papaj të Tropojës, në zbatim të rekomandimit të dhënë nga Ministri i Mbrojtjes të Kosovës, Kolonel Ahmet Krasniqi;
8) Sali Çekaj me shokë, ishte i pari që shkuli gurin e kufirit shqiptaro-shqiptar, që therte si heshtë zemrat gjithëshqiptare;
9) Sali Çekaj ishte ushtaraku i parë, i shënjestruar nga bandat e kuqe mafioze, të instruktuara në Hotel “Rogner”, nga sigurimsat e Enver Hoxhës, për të cilin u lëshua edhe fletë-arresti i parë ushtarak, që do të thoshte – ekzekutim pa gjyq -, në rastin e parë që do të kapej nga banda e Dukagjinit!
Dhe, kur Sali Çekaj ishte i parë dhe nismëtar i të gjitha këtyre veprimeve, si ka mundësi që ai t`i jetë bashkuar një UÇK-je, ende të paformuar, inekzistente?! Ky është një falsifikim i dukshëm, me dashje, është një rivrasje e heroit Sali Çekaj, ashtu siç është vet pjesëmarrja në homazhe dhe akademi e përndjekësve në gjallje të tij; hipokrizia e fjalimeve të tyre, në përvjetorët e rënies, ke Rrasa e Kosharës.
Hamëz dhe Adem Jashari ishin kryeçetanikët e Drenicës
II) Hipokrizia dhe falsifikimi e përshkoi tërë manifestimin, në të ashtuquajturën “Epopeja e UÇK-së” në Prekaz. Dhe, ky falsifikim nis qysh në titull:
1) Për çfarë “epopeje” bëhet fjalë, kur familjarë të ngujuar, në përdhesin e kullës, goditën me armë të rënda, pa asnjë mundësi për t`u kundërpërgjigjur apo shpëtuar?! Epopeja presupozon ndeshjen e formacioneve luftarake në fushë-betejë, kur përgjakja është e rrëkeshme, nga palët ndërluftuese. Dhe, kjo nuk ka pasur as mundësi teorike të ndodhë ke Jasharajt, sepse epërsia armike ka qenë enorme, gjuajtjet, në cak, nga largësia, kanë qenë fatale;
2) Një falsifikim i rëndë, madje, kriminal, i bërë qëllimshëm, nga banda shtabiste, për arsye tërësisht politike, është ndarja e vëllezërve Jashari, Hamzës nga Ademi! Asnjë pushkë, asnjë betejë, asnjë veprim luftarak, nuk ka bërë Ademi pa Hamzën. Andaj, janë meritorë të barabartë. Dhe, si të tillë duhet të trajtohen me barabarësi: në emërtime, shtatore, fjalime. Të gjithë shqiptarët e dinë këtë, ashtu siç e dinë edhe qëllimin e poshtër dhe kriminal të shtabistëve të “Rognerit”. Andaj, edhe dështuan, turpshëm, në qëllimet e tyre banditeske.
Për rrjedhojë, për të mos e thelluar më tej marrëzinë dhe krimin – njëherësh, institucionet e Kosovës, duhet t`i bashkojnë dy vëllëzërit Jashari: në shkrime, libra, emërtesa institucionesh, rrugë, sheshe, në buste e shtatore.
3) Cinizmi dhe tallja e heroit Adem Jashari janë edhe ndoca emërtesa idioteske, si Aeroporti i Prishtinës, shtëpitë e kulturës, ku Ademin nuk e lidh asgjë, as me njërën dhe as me tjetrën.
4) Qendresa e Jasharajve, me epilog masakrën familjare, nuk duhet ngatërruar me UÇK-në dhe, madje, as me çetën. Dihet, Hamëz e Adem Jashari, formuan çetën e parë guerile në Drenicë. Dhe, ata, të dy, ishin kryeçetanikë. Kjo emërtesë është e mjaftueshme, kulmore, për kohën dhe rrethnat. Çdo shtesë tjetër, kinse, për ta madhuar figurën e tij, është zvetnim dhe përrallisje, sa e qëllimshme, aq edhe dështuese.
Kur vepronin e luftonin Hamëz dhe Adem Jashari, nuk ishte formuar asnjë batalion, asnjë brigadë luftarake, asnjë Ushtri Çlirimtare e Kosovës, për ta komunaduar Adem Jashari. Këtu nis edhe falsifikimi i madh. Realisht, Hamëz dhe Adem Jashari nuk janë komandantë. Ata janë luftëtarë, njëherësh, krejt të vetmuar, të cilët, në ditën fatale pranë kishin vetëm babën Shaban, dajën Osman Geci, mysafir Ferizin dhe Familjen besnike e fisnike Jashari.
5) Legjenda dhe përralla janë simotra. Vet emërtesa “legjendë”, relativizon të vërtetën. Prandaj, Adem Jashari nuk ëshë as legjendë dhe as legjendar. Pra, nuk është përrallë. Por, ai është hero i vërtetë, i cili ishte i përkushtuar, për të luftuar për lirinë e Kosovës, gjithnjë, së bashku me vëllanë Hamzën. I rrethuar në kullën e tij, madje, familjarisht, rezistoi, dëshpërueshëm, në pa mundësi, as teorike, për të bërë më shumë, deri në flijimin vetanak e familjar. Mjerisht!
Dhe, kjo është masakra, sa e ngeshme, aq edhe e dhimbshme e Familjes të Jasharajve. Dihet, kjo nuk është as masakra e vetme dhe as më e madhja. Por, është më e tmerrshme, më e dhimbshme, sepse është vrasje, vdekje e pritshme, në kohëzgjatje enorme. Janë fëmijë, vajza e djemë, gra e plaka, pa asnjë mundësi mbrojtjeje! Dhe, këto elemente e rrethana, e shquajnë masakrën e Prekazit, nga masakrat tjera serike anekënd Kosovës.
Maskarada manifestuese në Prekaz, me defilimin e “komandantëve” kriminelë të “Rognerit”, është rivrasje e Hamëz e Adem Jasharit dhe e familjes së gjerë Jashari.
Legjendë e legjendar, pra, përrallë, është Hashim Thaçi, i cili, në vend që të hyjë në Kosovë dhe të luftojë përkrah Hamëz e Adem Jasharit, ai futi bandat e Organizatës kriminale e terroriste të SHIK-ut, për të vrarë komandantët dhe luftëtarët e FARK-ut; kuadrot dhe veprimtarët e LDK-së të Ibrahim Rugovës; veprimtarët e hershëm të LPK-së, për t`i hapur rrugën karrierës së tij të përgjakur.
Hashim Thaçi është hero legjandar, pra, i rremë, sepse me kalkulimet e tij mafioze, me ndihmën vendimtare të Isa Mustafës, me gjithë barrën e krimeve, u ngrit në kupolën e shtetit!
Hashim Thaçi ësht hero legjendar, fiktiv, sepse, duke mrizuar në vilat e Bllokut të Tiranë, përvehtëson luftën e FARK-ut. Ai pretendon se të gjithë luftuan nën komandën e tij, edhe pse ai kurrë nuk hyri në luftë, ashtu siç e ka pranuar edhe vet.
Hashim Thaçi është hero legjendar, mashtrues, sepse “loz koçët” me popullin mjeran të Kosovës, që heshtë për batakçillëqet e presidentit, i akuzuar i parë, për sakatosjen shqiptare.
“O tempora o mores!” (O, kohë, o zakone!), – do të thërriste latini i lashtë!