SHQIPTARËT E AMERIKËS DHURUAN 100 MIJË DOLLARË PËR VETËM 24 ORË

0
514

Ndonëse mes shqiptarëve të Amerikës nuk mungojnë grindjet dhe sherret, por kur bëhet fjalë për të ndihmuar shqiptarët në nevojë, Ne, si me magji bashkohemi si një trup i vetëm dhe sëbashku i dalim ballë problemeve dhe fatkeqësive.

Me mijëra bashkëatdhetarë i’u bashkangjitën iniciativës personale të Elona Gjekaj për të grumbulluar të ardhura financiare për funeralin e vogëlushit 12 vjeçar Elios Xhemollari, i cili gjeti vdekjen e menjëherëshme pas një aksidenti automobilistik. Djaloshi shqiptar sëbashku me familjen e tij kishin vetëm 5 ditë që kishin ardhur në Amerikë për një jetë të re, gjë që u kthye në një tragjedi për familjen fatkeqe.

Dhimbja e familjes është jashtëzakonisht e madhe , por dhimbjes i’u bashkuan njëzëri shqiptarët e SHBA që të paktën ngushëllojnë me gjestin e tyre human. Një shifër e konsiderueshme të hollash prej afro 100 mijë dollarë u grumbulluan për vetëm 24 orë, shifër kjo që është në rritje dhe që do të shërbejë për të mbuluar totalisht shpenzimet e funeralit të djaloshit shqiptar.

Komuniteti shqiptar në Amerikë tregoi edhe një herë vlerat që ne kemi si komb dhe konfirmoi shprehjen që ne mbartim nga para ardhësit tanë “Në rrezik e në nevojë, njëritjetrin ta ndihmojmë.

Nëse doni edhe ju të ndihmoni familjen në fjalë, ju lutemi dhuroni diçka në linkun në vazhdim https://www.gofundme.com/5gi25z4

Me dhmbje shprehim keqardhjen dhe ngushëllimet tona për familjen Xhemollari dhe do i’u qëndrojmë në ndihmë me të gjitha forcat tona ekonomike dhe mediatike.

Për Rinia Shqiptare
Niko Papa

Chicago, 26 Prill 2018