Pesë pëllumba shkruan fjalën, ikje…

0
521

KRISTAQ TURTULLI

Pesë herë kumboi ora asaj dite.
Nga kulla e madhe,
Pesë pëllumba të bardhë,
Rrahën krahët me zhurmë,
U trembën, fluturuan tutje.c
Në qiellin e brymtë,
Lanë pas fjalën, ikje.
Më kot të prita. S’erdhe.
Toka, dielli, hëna hynë në eklipse.
Ditë e enjte ishte,
Pesë mbas dite.
Jeta u mbush me re.
Ç’ mund të bënte zëmra ime.
U krodh në oqeanet imagjinarë të syve,
U gjend mes shtrëngatave dhe tajfune.
S’ mund të mbahej mbas qerpikëve,
Të ëndrrave, qenë elastike.
Lojë u bë në gojë të krokodilëve.
U thitha prej thellësive.
O Zot përse ishe aq e befasishme,
E pushtetshme,
Nazike
Magjike!
Janar ishte,
Jashtë, mbi ujin e ëndrrës qe natë,
frynte erë,
Binte borë,
Bënte ngricë.
Ta besoj që vërtet ti ishe?!
Apo nuselalja shkiste, patinonte,
Në akullin e fortë?!