Nga: EPIDAMN ZEQO*, voal.ch | 10 maj 2016
Michael Gove, ministri i Drejtësisë në Britani dhe lideri i fushatës Brexit, deklaroi muajin e shkuar se në qoftë se britanikët vendosin të largohen nga Unioni, Britania prapë do mund të tregtojë me BE-në si tri vendet e varfra në Ballkan: “Bosnja, Serbia dhe Shqipëria”. Këto tri vendet e Ballkanit Perëndimor janë shtete kandidate për t’u anëtarësuar në BE dhe kanë një marrëveshje për tregtinë e lirë me tregun europian, por që mbulon vetëm disa mallra të caktuara dhe ndoshta disa shërbimeve financiare. Brukseli i sheh këto pakte dypalëshe – të njohura si marrëveshjeve për “stabilizim dhe asociim” (MSA) – si mbështetje për ekonomitë post-komuniste ose post-konflikt në tranzicion dhe si fillimi i një udhëtimi të gjatë drejt anëtarësimit në BE. Pra, MSA-ja nuk është një marrëveshje divorci për një ekonomi të zhvilluar dhe të integruar.
Megjithatë, ky pakt dypalësh është sui-generis ose marrëdhënie unike midis BE-së dhe shteteve joanëtare në Ballkanin Perëndimor, për rrjedhojë, ka krijuar precedentin e tregtisë së lirë me tregun europian pa anëtarësinë. Vetëm një ministër i kalitur si z. Gove ishte mjaftueshëm mendjemprehtë për ta kapur këtë precedent. Por, komenti i z. Gove ka tërhequr përbuzjen e ekspertëve dhe kundërshtarëve pro BE-së, duke kritikuar referencën e “modelin shqiptar” si një “gabim taktik” (Marcus Tanner, BIRN News, 21) “i çmendur” (Tony Barber FT, 22 prill), dhe “të çuditshme dhe absurd” (Ian Birrell Daily Mail, 24 prill). Edhe Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ofroi opinionin e tij në “The Times”, duke thënë se, “Është absurde që Shqipëria është futur në betejën për Brexit”. z. Rama vazhdoi ta falënderonte z. Gove meqenëse i dha Shqipërisë një dozë të mirëpritur publiciteti para pushimeve të verës (a është më mirë të tallesh apo të injorohesh?). Të gjithë e dinë se është e gabuar të krahasosh vendet e Ballkanit Perëndimor me Mbretërinë e Bashkuar.
Është e qartë se këto vende janë vetëm modele të këqija në çdo aspekt të qeverisjes, politikës, sundimin e ligjit dhe ekonomisë. Por, a nuk ishte z. Gove vetëm duke iu referuar marrëdhënieve që vendet kandidate si Shqipëria dhe Serbia kanë me BE-në, dhe precedentin të krijuar nga MSA? Unë kam qenë i habitur gjithashtu se kritikët janë fokusuar kryesisht në sugjerimin e një “modeli shqiptar”. Unë jam në mëdyshje, pse nuk e quajnë “precedenti shqiptar” ose “precedenti MSA”? Po “modelin boshnjak”!? Për më tepër, MSA-ja është një marrëveshje pothuajse-zhvillimore, kështu që nuk do të ishte e përshtatshme për nevojat e një kombi kozmopolit si britanikët. Për shembull, shqiptarët, boshnjakët dhe serbët nuk janë të lejuar të lëvizin lirshëm dhe të jetojnë në BE. Krahasimi sarkastik i Tony Barber të eksodit post-komunist shqiptar (1.25 shqiptarë, pothuajse një e katërta e popullsisë), me 2 milionë britanikë që jetojnë dhe punojnë në BE ishte pa klas dhe i panevojshëm. Duke lexuar të gjitha reagimet, pata dyshimin nëse Britania dhe Shqipëria janë komplet pa lidhje. Çfarë dinë britanikët për Shqipërinë dhe shqiptarët? Gjigantët britanikë të letrave si Shekspiri, Gladstone, Disraeli, Bajron, Eduard Lear dhe Edith Durham kanë portretizuar Shqipërinë.
Në shekullin e 19, Bajron-i dhe piktorë të mëdhenj si Lear dhe Leon Jérôme u prezantuan kancelarive europiane pamje fisnike të shqiptarëve, krenare dhe dinjitoze (Dr. Moikom Zeqo “Rrënjët e kombit dhe shtetit shqiptar”, New East Europe Journal, 21 dhjetor 2015 – linku: http://neweasterneurope.eu/articles-and-commentary/1841-the-roots-of-albanian-nation-and-statehood )
* * *
Pavarësisht nga kjo, sot perceptimet ndaj Ballkanit Perëndimor dhe Shqipërisë në veçanti janë në masë të madhe në kundërshtim me përfaqësim romantik të Bajron-it. Kjo, për shkak se historitë pozitive nuk përkthehet në kulturën popullore aq lehtë si filmi “Taken”. Për më tepër shqiptarët vetë nuk ndihem të denjë për Europën. Si mund të presim të legjitimohemi si shtet europian kur ne vetë nuk e mendojmë diçka të tillë?! Ky është problemi hamletian i kombit! Për rrjedhojë, Shqipëria vazhdon të konsiderohet një shtet dhe një popull i padenjë europian nga shumica e shteteve anëtare të BE-së. Është e vërtetë se çështja e formës së shtetit dhe thelbin e tij ende nuk ka një politikë të përshtatshme dhe kulturë produktive politike në Shqipëri dhe Kosovë. Megjithatë, kjo nuk do të mund të pengojë trendin e zhvillimit progresiv në të ardhmen.
Është e domosdoshme që elita shqiptare të kuptojë se përveç dimensionit politik dhe ekonomik të integrimit në BE, integrimi kulturor është jetësor: pra, të historisë shqiptare të konceptualizuar si histori kulturore europiane. Këtu është defekti i madh, këtë duhet të kuptojnë elitat tona injorante, që mendja u punon vetëm për të vjedhur. Nënvleftësimi i kulturës është një vonesë e pajustifikuar, është thjesht një marrëzi e pajustifikuar. Të mos harrojmë se shpërbërja e paragjykimeve është hapi i parë që çon në njohjen. z. Gove, me modesti ju sugjeroj se mund të ketë ardhur koha të pranoni se modeli më i mirë për Brexit është qëndrimi në BE.
Britania është pjesë e BE-së, por jo e Shengenit dhe Eurozonës – ky model shumicës së shteteve anëtare i duket si një marrëveshje e shkëlqyer. Presidenti Barak Obama ndoshta kishte të drejtë për të paralajmëruar se do të ishte “një gabim i madh në qoftë se Britania largohet nga BE-ja”. Ka kuptim që presidenti i Unionit më të suksesshëm (SHBA) është në favor të unitetit të një Unioni të paplotë (BE). Them se BE-ja nuk është e plotë, sepse ajo ende nuk ka një dimension fiskal dhe i mungon një pjesë e rëndësishme e kontinentit Europian – Ballkani Perëndimor: Shqipëria, Bosnja, Mali i Zi, Maqedonia, Kosova dhe Serbia.