Në një shkrim për Jozefina Topallin, dhe kthimin e saj në PD

0
570
Jozefina Topalli - compressor

Arben Çokaj

Po i përgjigjesha disa komenteve të diskutantëve në FB:

Karlo Radoja ashtu është, por unë nuk po tregoj tendencë, po tregoj se Jozefina nuk është më e mirë se Lulzim Basha, të cilin ajo po e kritikon. Personalisht unë jam përndjekur prej saj, pa e ditë se kush qëndronte pas këtyre poshtërsive, që më bënin disa vjet rresht, në kohën kur ajo ishte kryetare e Kuvendit. Dhe duke mos gjetë arsye se pse bëhej kjo, vetëm nga një shkrim që kisha publikuar për taksën Loli, ku Jozi kishte pjesën e vet, e pata quajtur derdimene. E pra, unë jam themelues i PD-së me studentët e Dhjetorit 1990, kurse kjo hyri më 1996 në PD. Tani, unë mendoj se qëndroj më afër PD-së së origjinës, se kjo. Nuk kam vjedhë, nuk kam abuzuar si kjo. Politikisht dhe intelektualisht kam njohje më të gjerë se kjo. Por jo të njëjtën përvojë me pushtetin sa kjo.

Se për t’u marrë me pushtet këtu tek ne, duhet me qenë i kompromentuar, pjesë e lojës dhe mekanizmit të hajnisë – ndryshe të përjashtojnë. Duhet me vjedhë, duhet me abuzua, duhet me u marrë para kandidatëve për deputetë, atyre që kërkojnë punë, etj. Se ky është sistemi që kanë krijuar, tash 27 vjet këta pas-enveristat. Dhe sa i përket shtetit, korrupsionit dhe funksionimit të tij, Mario Gjergji, Enveri ishte më lart se këta. E sa i përket krimeve që Enveri bëri, për të ushtruar pushtetin e tij ideologjik, ishin pjesë e një diktature komuniste, që na dëmtoi pa masë… E unë jam ndër ata studentë, që jam ngritur për ta rrëzuar atë sistem, por jo për të bërë një shtet të korruptuar turqeliko-islamik, ku Jozefina ka qenë pjesë tij, por për të bërë një shtet Evropian.

Më 1990, ne nuk i kishim idetë e qarta si bëhet shteti, e kuptimin mbi të. Me kalimin e kohës, duke u rritur, duke lexuar e kuptuar, duke parë shtetet Evropiane, ku kam jetuar e punuar, arrin të shohësh se me njerëz të paditur nuk bëhet shtet, me njerëz që e mbushin vendin me xhamia, nuk bëhet shtet evropian, dhe me njerëz që vjedhin shtetin e vet, e nuk kanë parim tjetër për të hyrë në politikë, vetëm për t’u pasuruar për vete, nuk bëhet shtet i rregullt, ligjor dhe Evropian, apo jo? E ne nuk na mjafton vetëm të shajmë Enverin, për të thënë se jemi mirë e po bëjmë shtet. Ne duhet të bëjmë një shtet më të mirë se Enveri, që nuk bën krime si Jozefina, e si shteti i Enverit.

Ne na duhet të investojmë në dije e shkollim, në punë e zhvillim, e në një orientim racional të shoqërisë, me mendje biznesi, e jo në një orientim të fuqishëm irracional, që ka marrë shoqëria jonë gjatë kësaj kohe, nga padija e korruptimi i politikanëve tanë, ndër ta edhe i Jozefinës. Pra, me një fjalë, Jozefina nuk është ndonjë ikonë, që meriton të adhurohet, është pjesë e rastësishme e një establishmenti politik të PD-së, që u përdor prej saj, e ajo shfrytëzoi edhe mundësitë që iu dhanë, për të kapur poste me rëndësi, për të marrë famë dhe për t’u pasuruar si sheike.

A na intereson ne shkodranëve Jozefina? Çfarë bëri ajo për Shkodrën dhe për zhvillimin e saj? Mendoj se me mentalitetin provincial politik, që kemi si shoqëri, se nuk njohim tjetër, ajo na intereson, se na duhet me na sjellë ndonjë investim në Shkodër, ku sigurisht ajo e ka hallin më të mall, që të marrë mbështetje, të bëjë rolin e heroinës, dhe të marrë edhe %-jen e vet të fiitimit, që bëjnë zakonisht në raste të tilla, e që ju thoni: “Ia ka bërë Zoti rrisk…”. :p Por a është kjo zgjidhja që na duhet se?! Cilat janë njohjet e Jozefinës në ekonomi. Çfarë premton ajo si zhvillim ekonimik për biznesin, për punësimin e njerëzve, për luftën ndaj varfërisë, etj. etj. A ka ndopak njohje kjo, në këto fusha dhe sa e shquar është të gjejë zgjidhjet, që i duhen këtij vendi për një zhvillim Evropian?!

Nëse Jozefina merr pushtet, do bëjë si tjerët deri tani. Ajo që do bjerë në sy më shumë, do të jetë me siguri “kthimi” ose “shtimi” i ndonjë prone të saj… ky mund të jetë ndryshimi. E sa jemi ne e duhet të jemi të interesuar për pasurimin e Jozefinës?

Shkrimi nga ku u nis ky diskutim:
https://www.cna.al/2018/04/21/nga-jozefina-topalli-per-karrigen-e-lulit/