Anëtarja e kryesisë Endira Bushati “shpërthen” ndaj Bashës: PD-në ta la nëna apo baba?

0
526

8 vjet ministër dhe 4 kryetar bashkie, o injorancë në piedestal

Anëtarja e kryesisë së Partisë Demokratike Endira Bushati ka reaguar ashpër ndaj mënyrës se si kryedemokrati Lulzim Basha ka uzurpuar forcën politike.

Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ajo i ka kujtuar liderit të demokratëve se ka qenë 8 vjet ministër dhe 4 vite kryetar bashkie në institucionet më të vlerësuara monetarisht.

Duke i kujtuar detyrën, demokratja i drejton e revoltuar edhe pyetjen “PD-në ta la nëna apo baba?” duke pasur në fokus mënyrën se si ai po spastron partinë nga zërat ndryshe.

Postimi i plotë

Lexoj që: paska mbaruar “Epoka Berisha” dhe paska nisur “Epoka Basha”……dhe Basha po bëka partinë e tij…
O injorancë në piedestal….!
Së pari, emri “epokë” dhe emri “Basha” stonojnë po t’i vësh afër njëri-tjetrit….
Së dyti, që “Epoka Berisha” ka mbaruar, ta thotë e ta përsërit çdo ditë vetë Berisha!

Por, meqë LB “po bëka partinë e tij”, ia vlen të shtrosh një pyetje retorike:
Partinë Demokratike, ia la nana apo baba, Lulzim Bashës…???
Apo u zgjodh me votat e demokratëve të “Epokës Berisha” në 2013?
Dhe ne e dimë, që demokratët e “Epokës Berisha” e votuan masivisht, edhe për faktin se Basha konsiderohej “i preferuari” i Berishës…

Plus:
Kush qenkan “këta” Gjyqtarë Supremë, që i bëkan gjyqin e historisë, Sali Berishës, qeverisjes dhe ministrave të tij?
Kush merrka përsipër “të gjuajë gurin e parë”?
Jemi shumë “të vegjël” ne, të gjallët për të shkruar historinë….
Kjo s’do të thotë se s’i njohim gabime Sali Berishës…

P.sh., një gabim i gjithëpranuar është, kur, në 2008, “i shantazhuar” nga numrat në Parlament, Sali Berisha u detyrua të heqë mjekun e nderuar Maks Cikuli si Ministër i Shëndetësisë dhe ta zëvendësojë me dikë tjetër….jashtë sektorit (le ta themi butë…)

Dhe shëndetësia dihet si shkoi….
Dhe për ta mbyllur:
Po pse, Lulzim Basha, 8 vjet ministër (e sipas zhargonit në “ministri me lekë”) e 4 vjet kryetar bashkie (e përsa leje ndërtimi u akuzua),

do të bëka seleksionimin e ministrave dhe zyrtarëve të Berishës, në të korruptuar e jo të korruptuar….?
Uuu….harrova…e ndihmon dhe Rama…. (TemA)