Dita, 21 prill 2018
Kryeministri Rama e ka nisur ditën me një lajm të mirë për Shqipërinë dhe Kosovën. Me një shënim në faqen e tij në FB, Rama njofton se dy vendet tona kanë nisur punën për rigjallërimin e shtigjeve malore dhe lidhjen me korridorin “Via Dinarica”.
“MIRËMËNGJES 😃 dhe me lajmin e bukur se Shqipëria dhe Kosova kanë nisur punën për rigjallërimin e shtigjeve malore dhe lidhjen me korridorin “Via Dinarica”, cilësuar nga revista National Geographic Traveler në vitin 2017 si një ndër vendet më të mira për t’u vizituar, ju uroj një fundjavë të qetë 🌹”- shkruan Rama.
Fondi Shqiptar i Zhvillimit dhe organizata simotër në Kosovë CDF (Fondi për Zhvillimin e Komuniteteve) kanë filluar punën për zbatimin e këtij projekti që financohet përmes fondeve IPA Programi i Bashkëpunimit Ndërkufitar Kosovë – Shqipëri.
Qëllimi është përfshirja e një numri shtigjesh të Alpeve Shqiptare në itinerarin e Via Dinarica, tashmë pjesë e platformës globale për turizmin malor, i cilësuar nga revista National Geographic Traveler në vitin 2017 si një ndër vendet më të mira për t’u vizituar.
“Via Dinarica” vlerësohet në Planin Kombëtar Sektorial të Turizmit të Alpeve Shqiptare (PKST) si një ndër itineraret turistike më të rëndësishme që duhet zhvilluar. “Via Dinarica” është një shteg 2,000 km i gjatë dhe përshkon Slloveninë, Kroacinë, Bosnje – Hercegovinën, Malin e Zi, Shqipërinë, Kosovën dhe Maqedoninë.
Shqipëria dhe Kosova do të punojnë së bashku për një sërë ndërhyrjesh në përmirësimin e infrastrukturës turistike, rigjallërimin e shtigjeve malore në të dy anët e kufirit, rritjen e aksesit për të apasionuarit e ecjes në këmbë dhe me biçikleta, etj.
Qëllimi është përfshirja e një numri shtigjesh në Alpeve Shqiptare në itinerarin e Via Dinarica, tashmë pjesë e platformës globale për turizmin malor i cilësuar nga revista National Geographic Traveler në vitin 2017 si një ndër vendet më të mira për t’u vizituar.
“Via “Dinarica” është një korridor kulturor që në mënyrë natyrore përmes shtigjeve të reja apo ekzistuese lidh shtatë vende të Ballkanit Perëndimor dhe komunitetet, duke shpërfaqur një larmi mbresëlënëse pejsazesh e traditash.
Në thelb jo vetëm nxitet potenciali i të gjithë rajonit për turizëm, por njëkohësisht synohet edhe zhvillimi i zonave rurale të thella përgjatë shtegut dhe rritja e mirëqenies së popullsive lokale nëpërmjet nxitjes së shërbimeve turistike.
Gjatë vitit 2017, FSHZH është përzgjedhur si partner në 6 projekte të financuara nga Programet CBC/Bashkëpunimit Ndërkufitar. Këto projekte kanë fokus zhvillimin turistik dhe novacionin në mjedis. Projektet në total kanë një vlerë prej 1 milion ruro dhe kanë filluar zbatimin në fillim të vitit 2018.
Alpet e Shqipërisë, renditen në majën e këtij itinerari, Via Dinarica, për shkak të mjedisit surprizues.
Synimi është që të realizohet kombinimi i duhur mes turizmit të aventurës dhe autenticitetit. Maja të ashpra, shtigje të markuara, banesa tradicionale, ushqim i freskët dhe mikpritje nga vendasit.
Kjo është ajo që ofron projekti itinerari Via Dinarica, me impakt në shtimin e një fluksi të ri turistësh, përmes një ane të re të turizmit, e pa eksploruar më parë në vendin tone dhe me shtrirje gjeografike rajonin e Ballkanit./ ATA
o.j/dita