EKSKLUZIVE/ Ismail Kadare: Heronjtë e heshtur

0
669
Ismail Kadare

Nga Ismail KadareDita, 21 prill 2018

Populli ka një dëshirë të vetvetshme që t’u ngrejë gjithmonë monumente bijve të tij që janësakrifikuarpër të. Edhe kur ka qenë i shtypur e fukara,ai ka kursyer nga buka e gojës për të mbledhur aq para sa për të ngritur një statujë apo përmendore. Kur nuk e ka patur as ketë mundësi, ai ka vënë mbi varret e të rënëve thjesht një tog gurësh dhe bashkë me to një nga ato këngët e tij të paharrueshme epike.

Nisma për të shkruar, mbledhur e botuar këtë rnonument kolektiv të dëshmorëve të rënë pas Çlirimit, është mishërimi i kësaj dëshire të përhershme popullore. Si e tillë, ajo jo vetëm plotëson një dëshirë dhe një nevojë, por është njëkohësisht një aksion i popullit dhe një amanet i tij, sepse kronika epike e këtyre dëshmorëve është pjesë e pandarë e kronikës së lavdisë së vendit tonë…

Historia mijëvjeçare e popullit tonë ka qenë e mpleksur gjithmonë me armiqtë. Nuk ka patur shekull, nuk ka patur stad zhvillimi, nuk ka patur aktivitet kombëtar, ekonomik, politik, ushtarak, revolucionar, ku të mos jenë përzier armiqtë tanë të shumtë, me gjuhë, zakone dhe por me një qëllim të njëjtë dhe të pandryshueshëm: dje zhdukja e kombit dhe shtetit shqiptar, sot zhdukja e socializmit dhe revolucionit në këtë vend, pra rrjedhimisht asgjësimi ynë i plotë. Prania e elementit armik në jetën tonë është një karakteristikë e saj, ajo ka ndihmuar krijimin e koloritit të saj, në atë që përbën tiparet kolektive të një populli. Ky ka qenë dhe mbetet një realitet, harresa e të cilit mund të ketë pasoja tragjike për një kohë shumë, shumë të gjatë.

Format e veprimit armiqësor ndaj nesh kanë qenë të panumërta gjatë shekujve: armata të tëra të thyera, doktrina të tëra të asgjësuara. Dhe në të gjithë këtë veprimtari, aktiviteti subversiv ka zënë gjithmonë një vend të rëndësishëm. Ai është përdorur pa përjashtim prej të gjithë armiqve, ajo ka qenë në shumë raste armë e tyre e preferuar.

Që nga informatorët e parë të dërguar prej Perandorisë Romake në brigjet tona e deri në agjentët e rafinuar të vendeve të sotme imperialiste e revizioniste, zgjatet kronika e pafund, shpeshherë e përgjakshme e këtij aktiviteti të zi. Ai është dendësuar sidomos g jatë periudhave më të shkëlqyera të qëndresës sonë, siç ishte p.sh. çerekshekulli i lavdisë së Skënderbeut. Kronikanët e vjetër tregojnë se tamam në atë kohë, kur, Shqipëria e vogël sfidonte trimërisht presionin e perandorisë vigane turke, nëpër rrugët e fshatrave dhe qyteteve tona, u shfaqën kudo dervishë të veshur me lecka, informatorë të fshehur e të rrezikshëm të asaj perandorie. Ata përpiqeshin të zbulonin hyrjet e kështjellave tona, rrugët e furnizimit, armatimin e garnizoneve. Ata bënin sabotime dhe përpiqeshin të ngjailnin mosbesim dhe panik në zemrat e njerëzve.

Kohët kanë ndryshuar. Janë qindfishuar mjetet dhe djallëzitë e spiunazheve të huaja, por njëkohësisht ështe njëmijëfishuar vigjilenca e madhe revolucionare e popullit. Rrethimi i dyfishtë imperialisto-revizionist është sot edhe më i egër se çdo rrethim i së kaluarës, por, rrjedhimisht, edhe qëndresa jonë është rritur në përmasae të pallogaritshme. Ndryshoinë kohët, raporti i forcave, taktikat; mbetet i panclryshueshëm fati i agresoreve: vdekja dhe harrimi.

Këto tridhjetë vjet të pushtetit popullor, kanë qenë pjesa më e shkëlgyer, më e gjallë, më aktive, më heroike, e gjithë jetës mijëvjeçare të Shqipërisë. Prandaj, si rezultat i luftës së klasave, edhe veprimtaria e zezë armiqësore kundër nesh në këto tridhjetë vjet ka qenë më e tërbuar dhe më gjakësorja. Sa më shumë të ecim përpara, aq më keq ata egërsohen. Sa më tepër mbulohet me lavdi revolucioni ynë, aq më tepër mbulohet me turp kundërrevolucioni i tyre. Dhe kjo është dialektike dhe sipas logjikës së gjërave. Këto tridhjetë vjet pune dhe lufte për ndërtimin e socializmit dhe mbrojtjen e tij na kanë mësuar shumë gjëra. Por mësimi i parë.mbi të gjithë të tjerët është: pushteti i popullit që ka nga gryka e pushkës mbrohet po nga gryka e pushkës.

Ky bazoreliev i madh, riafirmon në mënyrë bindëse dhe heroike njëkohësisht këtë të vërtetë të madhe.

Cilët janë heronjtë e këtyre librave, vëllimin e parë të të cilave e merr tani në dorë lexuesi ynë? Emrat e tyre, datëlindjet dhe vendlindjet, i keni në kryet e tregimeve, në qoshen e djathtë ashtu janë të shkruara edhe emrat e tyre mbi tabelat e varreve të dëshmorëve, ku ata pushojnë në lavdi.

Nga të gjitha krahinat e Shqipërisë, nga të gjitha fshatrat dhe qytetet, nga të gjitha batalionet partizane, ata janë rreshtuar njëri pas tjetrit, sipas radhës së vdekjes dhe njëkohësisht pavdekësisë së tyre. Është e vështirë që në këto libra sado të shkruara me mjeshtëri, të jepet gjithë e vërteta e madhe e jetës dhe e luftës së tyre. Secili prej tyre kishte një jetë të tërë përpara (vdekja, për fat të keq, u ka këputur shumicës së tyre copën më të madhe të saj), por në atë jetë shpeshherë të shkurtër, ata jetuan shumë. Ata panë fundin e errësirës shekullore dhe mëngjesin e dritës shekullore. Për të mos u kthyer më nata e e zezë, për të mos u errësuar përsëri ajo dritë e madhe që porsa kishte shkrepur, ata, të thirrur nga revolucioni, u rreshtuan nën urdhrat e tij dhe ranë si ushtarë të tij.

Ishin vitet e para të Çlirimit. Në gjithë Shqipërinë kishin filluar aksionet e mëdha të jetës së re: rindërtoheshin urat, u ndaheshin tokat bujqve, bëheshin votimet e para, mësoheshin gërrna dhe këngë të reja. Veprimet luftarake kishin pushuar, kurse ata, heronjtë e këtyre librave vazhdonin ende të ishin partizanë: partizanë, jo në kuptimin simbolik të fjalës, ashtu siç qe në atë kohë populli ushtar, ashtu siç bëjmë përpjekje për të mbetur ne të gjithë edhe sot pas tridhjetë vjet çlirimi, por në kuptimin më real të saj: me pushkë në krahë, me bombë në brez, me syrin pishë. Ata ndiqnin mbeturinat e bandave armiqësore, diversantët, kriminelët, tërë llumin e reaksionit më të zi, të jashtëm e të brendshëm që ende vërtitej në malet tona. E ndiqnin në dimër e në tufan, rrugë e pa rrugë, natën e ditën, me pushkë në krahë, me bombat në brez… si partizanët. Ata ishin partizanë, në emër, në ideale, në gjithshka. Vetëm se duhej të hiqnin dorë nga një shoqëruese e pandarë e jetës partizane: nga kënga. Ata nuk mund të këndonin këngët e mrekullueshme partizane, duhej t’i mbanin ato përbrenda tyre, sepse ata duhej të ishin të heshtur. Ata duhej të ishin të heshtur sepse e tillë qe veçoria e misionit të tyre. Të ftohtit, dimrit, natës, këtyre vështirësive të jetës partizane i shtohej vështirësia e mungesës së këngës. Heronj të heshtur. Ata s’mund të këndonin për vete dhe ne s’mund të këndonim për ta, një pjesë të tyre, s’mund t’ua përmendnim as emrin, sepse e tillë qe veçantia e misionit të tyre.

Armiku që ata ndiqnin nuk ishte më pak i egër se fashistët italo-gjermanë. Ai ishte i tillë sepse ishte armik i dëshpëruar, i lyer me gjakun e krimeve kundër popuIlit, i ndërgjegjshëm se e priste gjyqi i tij i madh. Një armik i tillë, një bishë e tillë që nuk sheh shpresë shpëtimi asgjëkund, është më i rrezikshëm nga të gjithë. Këtë armik të egër, tërbimin e tij prej tigri të plagosur, kthetrat e tij, urrejtjen tij, helmin e tij të fundit, plumbat e tij të fundit, ata e pritën me gjoks, ballë për ballë, në pritat ndanë rrugës, në pyll, në fushat dimërore, në pragjet e shtapive të rrethuara. Dhe të mendosh se në kohën që Shqipëria e tërë vraponte me këngë në gojë ne punë vullnetare, në mitingje entuziazte, në shkolla, në kurset kundër analfabetizmit, në koncertet para, diku në zona të largëta, shpeshherë të shurdhëra, ata përlesheshin me bishat e tërbuara që, sa më të rralla bëheshin, aq më të egër e kishin kafshimin. Në këtë luftë, ashtu si dhe në kohën e partizanëve, ata kishin në çdo çast ndihmën e gjithë popullit.

Dhe kështu, njëri pas tjetrit, ashtu siç e tregon radha e tyre në fletët e këtyre librave, ata ranë në këtë ndeshje të madhe në llogoren e parë të revolucionit. Kjo përmbledhje nuk i ngjet kurrsesi vetëm një varreze të madhe dëshmorësh. Në radhë të parë ajo është një këmbanë për kushtrim, një alarm i përhershëm brendapërbrenda vetes sonë. Ne të gjithë gjejmë në këto fletë një mësim të madh.

Kjo kronikë epike, e ashpër dhe heroike nga kreu në fund, ka atë forcën e madhe që mund të kenë vetëm monumentet e të rënëve. S’ka rëndësi si kanë punuar duart e mjeshtërve në të, s’ka rëndësi si është skalitur guri apo mermeri. Kryesorja është ajo për të cilën tregon ky monument. Dhe ajo që tregohet në këto fletë është pjesë nga lavdia e pashuar e revolucionit.

Ky shkrim që botojmë sot në gazetë është një tekst që shkrimtari ynë i shquar Ismail Kadare e ka shkruar 45 vite më parë. Një dashamirës i gazetës ‘DITA’, duke ndjekur me vëmendje debatin e hapur kohët e fundit për kampin e Tepelenës, që mendohet të kthehet në Aushvicin shqiptar, si dhe për të pushkatuarit me dhe pa gjyq gjatë regjimit komunist, na solli këtë shkrim të Kadaresë. Është i nevojshëm një sqarim i vogël për lexuesit: Ky shkrim i Kadaresë është botuar në parathënien e një kolane prej 14 vëllimesh me titullin “Heronj të heshtur” që nisi botimin në vitin 1974, në prag të 30 vjetorit të çlirimit të Shqipërisë. Është një botim që sot rrallë gjendet, por që ka qenë një nga botimet më serioze të asaj kohe.

Pse u zgjodh Ismail Kadareja për të bërë parathënien e kësaj kolane? Fare thjesht. Megjithëse ishte vetëm 37 vjeç, ai ishte shkrimtari më i famshëm dhe më i lexuar, jo vetëm në atë kohë por edhe sot e kësaj dite. Vetë Ismaili, sikurse thuhej në një shkrim të pardjeshëm në ‘DITA’ të autorit Shkëlzen Çika, Ismaili ka qenë nën një mbikëqyrje të rreptë të Sigurimit të Shtetit në atë kohë, duke përdorur një agjente tashmë të deklaruar si Dhora Leka. Pra, le të vendosemi në kohën që është shkruar dhe të mos e paragjykojmë shkrimtarin. Ai shkruan me respekt për ata bij nënash që ranë dëshmorë në luftë me ca banda diversantësh, ish-kriminelë të Luftës së dytë Botërore që, për fatin e tyre të keq u rreshtuan në anën e gabuar të historisë.

Ismaili ka folur gjithnjë me adhurim për dëshmorët e luftës antifashiste dhe në këtë kontekst e ka bërë dhe këtë parathënie për heronjtë e heshtur të ish-Sigurimit të Shtetit që po botohet sot në ‘DITA’. As që mund t’i shkojë ndërmend ndokujt se Ismail Kadareja mbron ish-Sigurimin e Shtetit dhe krimet e tij, të cilat i ka denoncuar pamëshirshëm në librat dhe shkrimet e tij. Kjo parathënie nuk është kursesi apologji për krimet e ish-Sigurimit të Shtetit, por një veneracion për atambi një mijë djem të Shqipërisë që dhanë jetën në lulen e rinisë në emër të një ideali që ata besuan se ishte më i miri.

Thelbi i debatit që ka lindur është vënia e shënjës së barazimit midis atyre që mësynë Shqipërinë menjë arsenal armësh dhe egërsi të paparë dhe atyre që e mbrojtën. Fjala vjen, gjithë debati mund të përmblidhet në disa emra konkretë: Kë duhet të nderojnë shqiptarët e sotëm, gati 30 vjet pas përmbysjes së regjimit komunist, Hekuran Pobratin e Asim Alikon, apo Hamit Matjanin dhe Zenel Shehun? Sado absurd mund të tingëllojë ky debat, por është fakt se ai vazhdon. Ndoshta prej paaftësisë dhe paqartësive të klasës politike të pas viteve 1990. Dekorimi që u bëri ish-presidenti Nishani rreth 400 diversantëve si martirë të demokracisë, rihapi debatin rreth një teme që çuditërisht vazhdon të mbetet e nxehtë, por edhe e preferuar për shqiptarët.

Në këtë kontekst po e botojmë edhe këtë shkrim të Kadaresë.

Përgatiti për botim Xhevdet Shehu