Protestuesit në Shkup arrijnë para Qeverisë, intonohet himni kombëtar

0
990

voal.ch | 9 maj 2016

Protestuesit kanë arritur para Qeverisë ndërsa në këto momente është lëshuar edhe himni kombëtar, raporton Shenja

Kryetari i Lëvizjes BESA, Bilall Kasami tha se ata janë mbledhur në protestë për të treguar se rrugëtimi i shqiptarëve të Maqedonisë e ai është rrugëtimi drejt Evropës.

“Ne duhet të tregojmë se këtu janë shkelë vlerat evropiane më së shumti në histori. Maqedonia është atdheu i të gjithë neve. Sot në vend që të festonim ditën e Evropës ne jemi këtu sepse ky vend është shndërruar në një vend ku Presidenti fal kriminelët, ku Prokuroria jep llogari para MPB, këta politikanë të papërgjegjshëm ku kryeparlamentari tallet me deputetët. Sot shqiptarët kalben. Jemi këtu që ti japim përkrahje PSP që të vazhdoj me punën e saj, ti themi Stop padrejtësive. Jemi mbledhur që të deklarojmë që jemi të tronditur nga politikanët tanë që ndodhen në Qeveri jemi këtu që të tregojmë se këta politikanë janë vasal të Gruevskit nuk janë zëri jonë.”, ka deklaruar Kasami duke shtuar se “ o do të ketë zgjedhje të drejta dhe demokratike o nuk do të ketë fare”, raporton SHENJA.

Gjatë fjalimit të tij, Billall Kasami mes tjerash kërkoi që rastet që janë të dhimbshme për shqiptarë, mes tyre Sopoti, Monstra, Kumanova dhe raste tjera t’i merr në duart e saj Prokuroria Speciale.

Jemi këtu t’i tregojmë njëzëri 30 mijë shqiptarëve se nuk do të lejojmë nëpërkëmbjen e shqiptarë, nëpërkëmbjen e besës. Ju themi mos luani me besën se po luani me zjarr, se do të digjeni. Zëri i vërtet i shqiptarëve është këtu sot, para godinës së këtyre krimineleve. Jemi mbledhur këtu që të tregojmë vullnetin politik të shqiptarëve. Të tregojmë se kush janë përfaqësuesit politik të shqiptarëve. Ju themi se ata janë këtu. Të gjithë bisedimet, themi se nuk do të pranohen, pa zërin që është këtu”, ka deklaruar kryetari i Lëvizjes BESA, Bilall Kasami, ndërsa shtoi se “nëse është e nevojshme do të vijnë përsëri tek kjo godinë derisa të mos hiqen këto kriminel”, raporton SHENJA.