A E KAM UNË OPTIKËN GABIM, APO POPULLI YNË ËSHTË DEBIL I NJË SHKALLE TË LARTË?

0
829
Arben Çokaj - pikturë

Arben Çokaj

Mali i Zi i ka filluar negociatat me BE-në në vitin 2012, Serbia në vitin 2014. Ne po i fillojmë tani, nëse ecën mbarë…

Mendohet se BE do të zgjerohet në vitin 2025, dhe mund të hyjnë në BE edhe Mali i Zi e Serbia. Ne duhet të punojmë shumë në fakt, që ta kapim këtë vit, por çfarë po bëjmë ne realisht?

Disa anal-istave u janë errësuar sytë. Dikush thotë se hyjmë për 2-3 vjet, për me tregua, se ai është i rëndësishëm, i di punët dhe e tha i pari, edhe kur thotë një marrëzi, gjë që për kompensim e ka bërë stil loje, natyrë të dytë, dhe sipas tij nuk janë reformat që duhet të bëhen dhe të funksionojnë, që ne të pranohemi si vend anëtar i BE-së. Mjafton vetëm të thotë ai. Jeton ende në fazën psikike të animistikës.

Dikush tjetër thotë se edhe Vetting-u është selektiv dhe e krahason atë me kohën e Enverit, pastrimin e sistemit të drejtësisë nga hajnat, që të gjithë po e shohim, se janë majmur në para e prona, e se e gjithë ajo pasuri as nuk vjen me donacione familjare, e as me një rrogë.

BE në raportin e saj e pranoi, se Reforma në Drejtësi ishte një ndër pikat kryesore, që i bindi ata, se qeveria Rama ka bërë përpjekje reale në drejtim të reformave të kërkuara nga BE. Tani kë të besojmë? BE-në dhe raportin e tyre, apo urrejtësin Fatos Lubonja, që nuk don me e pa me sy Ramën dhe nuk pranon asgjë, që bën ai, për të mirëqenë?

E keqja më madhe është se ne shqiptarët në përgjithësi, e detajet po dalin përditë nga protestat e stisura të PD-së dhe nga njerëzit, që i shkojnë kësaj tendence anti-shtet nga pas, se shqiptari është vërtetë armiku më i keq i shqiptarit.

Në vend që ne të kapim kunj me Malin e Zi e Serbinë dhe të punojmë fort, të mbështesim reformat e duhura dhe KM Rama, në punën e tij, e të arrijmë të kemi sukses, që të mos i lëmë këto vende të Ballkanit të hyjnë në BE para nesh, dhe kjo me punë e me reforma, ne në fakt kemi një tendencë të theksuar anti-shtet të destruktivitetit: “Poshtë diktatura!”, “Poshtë Rama”, vetëm sepse ai arriti sukses! (?!)

E kjo mbrapshti ka ndodhë tash 27 vjet, me trurin e çartur të Saliut, po vazhdon të ndodhë ende edhe pse PD, partia më e madhe e qendrës së djathë në Shqipëri, pikërisht nga këto metoda anti-shtet, ka humbur mbështetjen punblike dhe ka përfunduar në një furgon me njerëz.

A zëmë more mend ne shqiptarët ndonjëherë? A bëhemi njerëz?! Hapni more sytë e merruni me punë të dobishme, se u mbyti zilia e urrejtja për njëri-tjetrin! Po u mbysin ende marritë e Saliut!