Shoqata “Trojet e Arbrit”
Shoqata “Trojet e Arbrit” më, 27 korrik 2018 duke filluar prej orës 16:00 në sallën e Shoqërisë Kulturore “Agimi” në Prizren mbanë një akademi shkencore dhe promovuese lidhur me librin më të ri enciklopedik të botuar nga prof. dr. Muhamet Shatri me titull: “Kryengritja e përgjithshme shqiptare Kundërosmane e vitit 1912”. Për këtë libër që ka një vellim të përgjithshëm shkencor prej gjithsejt 962 faqësh do të flasin pesë historianët më eminentë nga të gjitha viset etnike shqiptare dhe diaspora e madhe atdhetare.
Gjithashtu nuk do të lihet anash pa u përfshi edhe kontributi atdhetar, shkencorë dhe organizativ i prof. dr. Muhamet Shatrit tash e pesë dekada në shërbim të çështjes kombtare shqiptare. Kjo akademi promovuese dhe shkencore do ta hapë javën e “Trojeve të Arbrit” e cila në një afat kohor një javor do të organizoj një akademi shkencore dhe promovuese, një sesion shkencor të veçantë dhe një sesion të madhë shkencorë në Lezhë.
E zgjodhëm pikërisht Prizrenin, qytetin e lashtë dhe historikë të Beslidhejve Shqiptare për ta filluar në këtë mënyrë punën tonë organizative dhe shkencore që po vazhdon tash e katërmbëdhjetë vjetë më radhë, dhe që sivjet do të jetë shumë me e ngjeshur se viteve tjera për shkak te vitit jubilar të 550 vjetorit të Gjergj Kastriotit – Skënderbeut.
Prof. dr. Muhamet Shatri në këtë libër shkencorë dhe enciklopedikë ka punuar vite të tëra dhe ka arritur të japë një pasqyrë reale të ngjarjeve historike dhe kryengritjeve shqiptare kundërosmane, ne prag të Pavarsisë së Shqipërisë.
Ju mirëpret Kryesia e Shoqatës “Trojet e Arbrit”