NJE HAP PARA, DY HAPA MBRAPA: DHE NJE RROTULLIM NE VEND…

0
726
Shenasi Rama

Shenasi Rama

Per ta thene shkurt e shqip, dhenia e nje raporti pozitiv nga ana e Komisionit eshte asgje me shume se nje kocke politike per te zgjidhur nje rebus te pazgjidhshem. Duke dhene kete raport, Komisioni tregon “gatishmerine’ e vet dhe “pozitivitetin” ndaj shtetit shqiptar. Shqiptaret behen euforike dhe fluturojne nga gezimi, Qeveria Rama insiston se ka marre ‘deftesen” dhe skeptiket si puna e ime sulmohen nga te gjithe anet.

Megjithate, ne hapin tresh, ka dy teknika vallzimi 1- nje hap prapa dhe dy perpara, dhe 2- nje hap para e dy prapa. Kjo paraqitje ishte ne tekniken “nje hap perpara dhe tani vijne dy hapa prapa”. Njeri hap mbrapa eshte i perbere raportet e ndryshme dhe te shumta qe do te damkosin çdo gje dhe qe vijne nga Parlamentet Europiane, ku do te vihet ne pikepyetje çdo gje qe eshte thene ketu; hapi i dyte eshte veto e njerit nga shtetet qe ne fakt nuk kane asnje marredhenie me shtetin shqiptar, qe lejon MZ dhe RS e nuk pranon Shqiperine. Keto dy hapa mbrapa qe priten gjate presidences bullgare vijne ne Maj e Qershor.

Greket ua kane futur se i kane shtyre muaj me muaj bisedimet (edhe pse insistojne qe te respektohen marreveshjet… e rendesishme kjo) dhe tani i kane lene bisedimet per ne qershor… kur mbaron presidenca bullgare dhe kur te vihet veto nga nje nga shtetet me te cilat nuk japim e marrim si shtet. Te tjeret po ashtu.

Qeveria Rama po luan nje loje te dyfishte: nje me te huajt, qe eshte shume e veshtire dhe qe nuk i dihet ku do te dali, sepse ka nje bllof qe e ka çmimin e humbjes shume te larte. Dhe e dyta me popullin me te cilin po kerkon kredit per arritjen fantomatike, sepse kushdo qe merret me politike, edhe kur shullehet tek pishina, e di se Reforma ne drejtesi nuk eshte bere, se nuk ka drejtesi, ekonomi, lufte kunder krimit e me radhe. Edhe pse Lulzim Basha eshte ushtar i Edi Rames dhe po ben punen e ketij, uniteti i parise nuk mjafton per te shtyre procesin perpara.

Raporti ishte nje lajm per te ruajtur influencen dhe per te shmangur valen e pakenaqesise kunder BE. Tani, kur te behet ajo loje, ku protagonist do te jete Hollanda, Luksemburgu, Austria, Danimarka, Finlanda, Qipro dhe pa dyshim, po se bene keta e ben Greqia, dhe te vihet veto, urrejtja do te jete e drejtuar nga keto shtete e jo drejt BE-së. Megjithate, Edi Rama u tregua mjeshter dhe keta do nisin lojen e kungulleshkave nga fillimi… vallzimi vazhdon: “nje hap para, dy hapa prapa”… nje rrotullim bosh ne vend, dhe me pas vjen kriza e thelle dhe e pashmangshme, qe nuk iken tutje me tymin e temjanit mediatik…