NË STUTTGART U SHËNUA 550-VJETORI I VDEKJES TË SKËNDERBEUT

0
841

AKTORI XHEVAT LIMANI SHKËLQEU NË ROLIN E SKËNDERBEUT

Nga Xhafer LECI

Në Stuttgart të Gjermanisë, në Liederhalle Silcher-Saal, më 14.04.2018, u shfaq Poema dramatike, në 550 vjetorin e vdekjes së heroit tonë kombëtar, me përmasa evropiane, Gjergj Kastrioti-Skënderbeu. Artikullshkruesi i këtyre radhëve, Xhafer LECI, në emër të organizatorëve, bëri hapjen dhe përshëndetjen e mysafirëve pjesëmarrës.

Aktori shumëvjeçarë i Teatrit Shqiptar në Shkup, z Xhevat Limani, tani, nga viti 2004, ka themeluar Teatrin Shqiptar në Amerikë, i cili jeton dhe vepron si aktor dhe regjisor atje. Rolin kryesor e luante Xhevat Limani me artistën Era Hoxha, në rolin e Donikës. Për mua, si veprimtar dhe organizator shumëvjeçarë, kjo është hera e dytë që kam ndjerë një kënaqësi kaq të madhe. Në prill 1983, në Sindelfingen dhe vende tjera në Gjermani, u prezantua Premiera e Ansamblit Shtetëror të Këngëve dhe Valleve të RPS të Shqipërisë, atëherë më është dukur sikur e gjithë Shqipëria kishte ardhur në Gjermani.

Dhe, kësaj radhe si atëherë kam parë pjesëmarrësit të ngritën në këmbë nga gëzimi emocionues, me duartrokitje frenetike, e që më dukej sikur Skënderbeu, ishte shfaqur i gjallë para shikuesve, në këto dy shfaqje kulturore dhe artistike, si asnjëherë më parë, më duket se para syve të mi kam dy panorama, Ansamblin Shtetërorë të Shqipnisë, dhe Gjergj Kastriotin-Skënderbeun.

Xhevat Limani në rolin e Skënderbeut, dhe Era Hoxha, në rolin e Donikës.

Aktori Xhevat Limani, është një artist i teatrit dramatik, i njohur në gjithë hapsirën shqiptare, dhe me përmasa botërore.
Iniciativën për organizimin e këtij manifestimi madhështor, e ka marrë z.Jahja Gashi, kryetar i Shoqatës „Nëna Terezë” në Göppingen, dhe jo vetëm kaq, por edhe barrën kryesore të organizimit. Këtë iniciativë e kanë përkrahur edhe Shoqatat tjera bashkorganizatore: „Pavarësia” në Stuttgart, Xhevdet Syla, kryetar, „Qendra Kulturore Shqiptare” në Stuttgart,Vitor Spaqi, kryetar, „Dardania” në Mannheim, Naser Hoxha, kryetar, Famullia Shqiptare „ E Shejta Nëna Terezë” nga kisha katolike,në Stuttgart, Don Albert Krista, „Kadri Zeka” në Nürtingen, Taxhidin Bakiu, kryetar, „ Isa Boletini” në Sindelfingen, Zenel Vatovci, kryetar, „ Kosova” në Felbach, Refki Bytyçi, kryetar, „Sali Çekaj” në Pfaffenhofen an der Ilm, Osman Ferizi, kryetar, „Shqiponja” në Schwäbisch Hall, Shpend Hasanaj, kryetar. Salla kishte vetëm 320 ulëse, shumë kërkesa kishte për bileta, por, për keqardhje ishin shitur disa ditë para fillimit të shfaqjes teatrale.

Mysafirë nderi ishin: Konsulli i Shqipërisë në München, Artan Hanku me Konsullen Bahrije Hoti, familjet dhe stafin e tyre drejtues; dy konsujt e Republiës së Kosovës në Stuttgart, Besnik Miftaraj dhe Arjan Kashtanjeva, me familjet e veta dhe stafin e tyre drejtues, Bekim Brestofci, Unioni i Biznismenëve shqiptro-gjermanë, i cili ka paguar shpenzimet e rrugës për kameramanin e RTK-së; Shqipe Bytyçi-Kajtazi-Sekretariati Shtetëror për Migracionin St.Gallen-Zvicër; Këshilltari i Kryeministrit të Kosovës Bajram Mulaj nga Zürich-Zvicër. Nga Parisi Profesoresha e gjuhës frenge, Katrin Leka, Tefik Ramadani me bashkëshortën, nënkryetar i asociacionit të shoqatave komunale në Republikën e Baden-Württemberg-ut LAKA, dhe anëtar i Këshillit

të të huajve, (migracionit), për qytetin Mannheim me përvoj pune 20 vite;nga qyteti i Göppingen-it kishte ardhur Moderatorja e programit “english breakfast auf radio fips”, Angeline Fischer, dozente ne FH Esslingen dhe Zëdhënëse e Komisionit për Integrim të qytetit të Göppingenit dhe Anëtare e LAKA Baden-Württemberg. Dhe disa gjermanë e gjermane të tjerë.

Kryetari i parë i Shoqatës „Nëna Tereze“ në Göppingen, zoti Abit Fazliu, i cili ka bërë një pjesë të pagesës për Koktej, prej 700 euro; vëllazërit Mustafë e Tahir Shabani, veprimtarë të Mërgatës; Shoqata “Yjet e Kosovës-Sterne Kosovas” e.V. në Emmendingen, Ahmet Konjusha, kameraman nga RTK; veprimtarë dhe kontribues të dalluar: Baki Mustafi, Gjylije Lecaj, Gjergj Ndue Lleshaj ,Sadik Zogaj, Zef Prenka, Besnik Krasniqi, Naser Shala, Lon Karrica, Vehap Zuka, Muhamet Idrizi, e të tjerë.

Në këtë ngjarje të shënuar historike dhe artistike, muarën pjesë mërgimtarë të të gjitha moshave, gra e burra, vajza dhe djemë, studentë e studente. Një falënderim ju takon të gjitha Shoqatave, në veçanti, Shoqatës „Pavarësia“, e cila, përpos që siguroi sallën me një çmim të volitshëm, ajo arriti që këtë shfaqje ta fusë në kalendarin kulturor të qytetit të Stuttgart-it. Pyetjen private që i shtrova aktorit Xhevat Limani, se ku i ka pëlqyer më së miri organizimi? Ai u përgjigj: Gjithëku ka qenë bukur, por as kund jo më mirë se në Stuttgart, pastaj në Gjenevë dhe Kalabri. Pas koktej-it, pjesëmarrësit u ndanë shumë të kënaqur, duke u përshëndetur ngrohtësisht në mesvete.

Wendlingen, 18.4.2018.