KLITHMË

0
766
Atdhe Geci

KLITHMË

Në monolog për të plasariturat
I flisnja zbrazëtisë, e qortoja me
zemërim! Në studio s´ndodhej
askush, përveç meje e vetvetes
Në këtë teatër hijesh e shpatash
unë e luaja valsin me vetveten
Një art të vetmisë! Me një iks të
bukur e pa shije, pa aromë gruaje!
Në pavdeksinë e pa frymë të ca
vargjeve, e kërkoja të vërtetën e
rënë, në një gropë të pa shpresë
në gjakun e mbijetuar të luftës
Vetmi, unë dua të jem lakuriq
si në beteja të gladiatorëve të
antikës, që e vërteta morale të
mos ma thyej, fjalën as penën!…
Kjo studio me njëqind zbrazëti
Pyes? A do krijon dhimbjen e saj
Vetja e vetmuar dhe e pabetejë,
S´mund ta fshehë një jo heroikë!…
2
__________________________________
Vetja ime pyet? Kush po thërret!?
në këtë orë kaq të vonë të natës,
kaq të braktisur dhe të shkretuar
një demon unë tani sa e përcolla!
Robërisë së qëllimshme të njeriut
I shtohen pranga netësh të rënda
unë e ndjej të padukshme e hënës
atë që nuk i lë vend as gjësendeve
Në të gjallë të qenieve e të shpirtit
stërgjyshërit tanë pellazgë e fiset
e tyre, s´falnin gjë nga liria, as të
gjithkohshmit e të gjithëjetshmit!…

Atdhe Geci – Dortmund, 2018