Shkruan Zymer Mehani
Sot, më 17 prill 2018, grupi i poetëve: Selvete Tahiri *Lela, Fadil Curri, Hajrush Redenica dhe Zymer Mehani ishin mysafirë të ftuar në orën letrare në SHFMU “Bahri Kuçi” të Shtruerës së Vushtrris, të organizuar nga stafi drejtues dhe mësimor i kësaj shkolle me nxënësit talentë.
E falënderojmë drejtorin e shkollës z. Bilall Pllana dhe stafin mësimor për pritjen e ngrohtë që na bënë.
Në orën letrare veç ne poetëve, me vargje të bukura u paraqitën edhe nxënësit e kësaj shkolle: Zana Pllana, VIII, Fjolla Berisha-VI, Bleona Haziri-V, Olti Murati-V, Albera Pllana-VIII, Learta Pllana-IV, Vesa Berisha-IV dhe Melek Pllana-II.
Ku gjendet Shkolla “Bahri Kuçi” dhe fshati Shtruerë?
Shtruera, pra shtrihet në VP të Vushtrris, në një largësi 3 km nga qendra komunale, përballë stacionit të hekurudhës (trenit) dhe rrugës automobilistike që lidh Vushtrrinë-Shtruerën-Mitrovicën. Ky fshat ka 14 shtëpi.
Shkolla e këtij fshati u ndërtuan me vetëkontributin e banorëve, duke ndarë për 3 vjet rresht 5% nga të ardhurat personale dhe gurthemeli i saj u vu më 01.09.1984. Për ndërtim të godinës shkollore qytetarët kontribuuan edhe me punë vullnetare. Ndërmarrja “Llamkos” dhuroi dyer dhe dritare për këtë shkollë. Punën edukativo-arsimore kjo shkollë e nisi më 30.10.1999. Më 11.11.2004 me vendim të MASHT-it pavarësohet dhe bëhet shkollë e plotë, ndërsa më 14.06.2005 emërtohet me emrin e dëshmorit të kombit Bahri Kuçi.
Drejtori i kësaj shkolle z. Bilall Pllana në pozitën e drejtorit emërohet më 01.09.1999. Në procesin mësimor janë të angazhuar 30 mësimdhënës.
Brenda 5 vjetësh nxënësit e kësaj shkolle për suksese të arritura nderohen me mirënjohje nga KK i Vushtrris 2 herë. Me rastin e dtës së çlirimit të Vushtrris, më 17.06.2012 KK ndau PLAKETË SHKOLLËS për rezultate të arritura në nivel komunal, regjional, në shkallë republike dhe në nivelin ndërkombëtar:
Mirënjohje arsimtares së gjuhës shqipe, Vjollca Pllana, arsimtares së matematikës, Merita Ademi, arsimtarit të ed. fizike, Astrit Izmaku dhe nxënëses Vjendita Pllana.
Për fitoret e këtyre nxënësve, të drejtuar nga stafi mësimor flasin edhe mirënjohjet dhe trofetë, që rrinë të ekspozuara në ambientet dhe vitrinat e shkollës.