DUKET SE PO HAPET RRUGA DREJT NEGOCIATAVE ME BE-në

0
618

Arben Çokaj

Kemi 27 vjet që përpiqemi të hyjmë në BE, ka 5 vjet që Rama ka marrë pushtetin në Shqipëri, unë shoh shumë reforma, që shkojnë drejt shtet-formimit, dhe them: Rama bën shtet, më mirë se të tjerët para tij.

Kur vjen Raport-Progresi nga BE dhe sugjeron për me i hapë negovciatat e Shqipërisë me BE-në, unë shoh se edhe mbështetja, që unë i kam dhënë qeverisjes së Ramës, është deri diku e justifikuar, pasi Saliu e Luli janë anti-shtet, ata bashkë me Nishanin janë kundër fillimit të negociatave të Shqipërisë me BE-në. Prandaj unë s’kam asgjë bashkë me ta!

E sa i përket drogës, që kaq shumë akuzohet qeverisja Rama nga kundërshtarët e tij politikë e kalecat e tyre, unë e quaj një fenomen negativ, që ka ardhur duke u vënë nën kontroll, dhe nuk është aspak e hijshme, që opozita të flasë me gjuhë rrugaçësh, për t’i prishur punë Shqipërisë, kur nuk kam vënë re asnjë penalizim ndëkombëtar për Shqipërinë nga ky fenomen, pasi nuk është problem vetëm i Shqipërisë.

Shqipëria bëhet kështu, dalëngadalë, me reforma shtet-formuese evropiasne, që forcojnë shtetin, rrisin ekonominë dhe hapin mundësi të reja punësimi e zhvillimi për shqiptarët. Gjërat e mira nuk bëhen për një ditë, por besoj se jemi më mirë se ishim, prandaj edhe BE po na e hapë rrugën… Kjo është një gjëe mirë dhe arritje edhe për qeverisjen.