Dita, 16 prill 2016
Këngëtarja Elhaida Dani ndodhet në Rusi.
Ajo është pjesë e shfaqjes ‘Katedralja e Parisit’ që luhet në Pallatin e Kremlinit. Elhaida ka një nga rolet kryesore atë të ‘Esmeraldës’.
Elhaida është ndjerë e nderuar nga kryeministri i Rusisë Dmitry Medvedev, i cili pas shfaqjes i ka dhuruar një buqetë lulesh.
‘E nderuar të marr këtë buqetë me lule nga kryeministri i Rusisë, zoti Dmitry Medvedev, mbrëmë pas shfaqjes!”, ka shkruar Elhaida në postimin e saj.
o.j/dita