A E DINI SE CILËN RRUGË KANË MARRË SHQIPTARËT NË MAQEDONI?

0
495
Abdulla Mehmeti

Abdulla Mehmeti

A e dini se në cilën rrugë janë orientuar një pjesë e madhe shqiptarëve në Maqedoni?

A e dini sa i fuqishëm është ndikimi i partive potike dhe qarqeve që përhapin ideologji të huaja politike dhe fatare ndër shqiptarët në Maqedoni?

E dini sa i fuqishëm është kontrolli i mediave në gjuhën shqipe nga pushteti, partitë politike dhe mafia?

E dini se çfarë politike antikombëtare po zhvillohet ndaj shqiptarët në Maqedoni këto tri dekadat e fundit, edhe pas përfundimit të epokës së errët të regjimit komunist?

E dini sa i fuqishëm është ndikimi i propagandave fetare, jo i besimeve fetare të vërteta, ndër shqiptarët në Maqedoni?

A e dini se lidhja mes pjesëtarëve një partie politike, një sekte fetare (jo mes besimtarëve të vërtetë), një grupimi mafioz, ose rrjeti kriminal ndër shqiptarët në Maqedoni është më i fuqishëm se lidhja e gjakut, gjuhës, kulturës dhe traditave kombëtare mes shqiptarëve në Maqedoni?

E dini çfarë përmasa shkatërruese dhe shfarrosëse kanë tendencat e akulturimit, degjenerimit moral, kapjes së qytetarëve nga institucionet e pushtetit, strukturat mafioze brenda strukturave të partive politike të shqiptarëve në Maqedoni?

E dini sa është e përhapur propaganda mes shqiptarëve në Maqedoni, se në vendin e tyre, në atdhe, në tokën e të parëve, të viset tona me pasuri të mëdha nëntokësore dhe mbitokësore, nuk ka perspektivë dhe të ardhme të sigurt, por këtë duhet ta kërkojnë në botën e jashtme, në viset me më pak resurse natyrore, por me demokraci të përparuar dhe qeverisje të drejtë të shtetit?

A e dini se, vërtet shkojmë në rrugën e shkatërrimit, të asimilimit dhe zhdukjes, nëse nuk merren masa urgjente nga forcat e shëndosha kombëtare, me përgjegjësi për të sotmen dhe të ardhmen e shqiptarëve në Maqedoni dhe jo vetëm?

A e dini se ne vetë jemi duke ia hapur varrin vetes tonë, jo të huajtë, armiqtë tanë?

(16.4.2018)