Tom Doshit dhe familjes së tij i ndalohet hyrja në SHBA

0
824

Dita, 16 prill 2018

Departamenti i Shtetit i ndalon hyrjen në Shtetet e Bashkuara deputetit Tom Doshi dhe familjes së tij.

Vendimi i bërë publik të hënën thekson se Sekretari i Shtetit, Rex Tillerson miraton masën e ndalimit kur ka informacione të besueshme se një zyrtar i huaj është përfshirë në raste madhore korrupsioni, ose shkelje të të drejtave të njeriut, atëherë atij dhe familjes së tij të ngushtë i ndalohet hyrja në Amerikë.

Në bazë të ligjeve amerikane, Sekretari i Shtetit mund t’ia bëjë njoftimin zyrtarit privatisht ose në publik.

Në bazë të njoftimit të sotëm, deputeti Doshi, bashkëshortja e tij Xhovana Doshi, vajza e madhe Briana Doshi, djali në moshë madhore, James Doshi dhe fëmijët në moshë të mitur nuk lejohen të hyjnë në Amerikë.

Pas ish kryeprokuorit Adriatik Llalla, Tom Doshi bëhet zyrtari i dytë nga Shqipëria të cilit i ndalohet hyrja në Shtetet e Bashkuara për shkak të përfshirjes në raste madhore korrupsioni. /VOA

l.h/ dita