Xheladin ÇITAKU
THJERRËZUAR KUBËZIMESH
— Pikëvështrimi (poetja) absorbon përqendrimin e prozhektorit të poetit dhe pasqyrohet në tërësinë e konturave në dritën e theksuar. Prandaj, kjo strukturë vjen edhe specifike, por edhe spontane; edhe e rrjedhshme, edhe dinamike, si kontekst i ndijimit dramatik të autorit:
— Këmishëbardha e poetit është referenca e zbrazjes shpirtërore të tij, është përçuesja e energjisë që kërkon terrenin për transmision në objektivin e synuar. Dhe poeti është përcaktuar që këtë ta bëjë në “variante identike”, nëse mund të quhet kështu. Të pesëmbëdhjetë mënyrat përshkruese konsistojnë në përimtimin e detajuar të identitetit poetik që spikatë përmes këtij emërtimi.
Nën logon e bardhësisë vezulluese rrjedh një vargëzim, sa i veçantë, po aq i natyrshëm, që përshkon tërë ligjërimin përkushtues poetik në përshkallëzime të përzgjedhura nga nyancimet e shpërfaqjes ndjenjore të poetit. Pikturimi i motivit konsumon ngjyrat e ndjenjës, duke e gërshetuar atë në tërësinë e strukturës me emotivitetin, si reagim shpirtëror i adresuar në subjektin që poetizohet, në specifikat e këtij subjekti, në interferimin e ambicies brenda portretimit të dëshiruar.
Infrastruktura transponuese paraqitet e kubëzuar në pamje të diferencuara nga këndvrojtime të përzgjedhura, të cilat, gjithnjë ofrojnë fotografinë e një këmishëbardhe, si konturë vizuele dhe si trajtëzim imagjinativ, por që pjesëzohet në esencën përjetuese, pastaj. Radhitur në një titullim të fraksionuar, poeti sposton pozicionimin e tij shpirtëror ndaj përkushtueshmërisë, duke e episoduar në sekuenca formash e trajtash, të cilat bartin
vijueshmërinë semantike nëpër kornizat e sajuara nga coha e këmishës së bardhë, si simbolikë ndërlidhëse. Këmishëbardha e poetit është referenca e zbrazjes shpirtërore të tij, është përçuesja e energjisë që kërkon terrenin për transmision në objektivin e synuar. Dhe poeti është përcaktuar që këtë ta bëjë në “variante identike”, nëse mund të quhet kështu. Të pesëmbëdhjetë mënyrat përshkruese konsistojnë në përimtimin e detajuar të identitetit poetik që spikatë përmes këtij emërtimi.
– Ismet Tahiraj shfaqë një eksperiencë të re të tij, duke formatizuar eksplorimin nëpër një trase që kalon nga ndjeshmëria e sforcuar ndaj ngacmimeve të jashtme dhe të brendshme. Të pesëmbëdhjetë kaskadat shtrojnë vrullin e rrëmbyeshmërisë ndjesore në nivelime rrjedhash që sumbullohen në rrugëtimin e stilit të mëparshëm, por me anekse të reja, të cilat përmbushin kërkesat e reflektimit. Pikëvështrimi (poetja) absorbon përqendrimin e prozhektorit të poetit dhe pasqyrohet në tërësinë e konturave në dritën e theksuar. Prandaj, kjo strukturë vjen edhe specifike, por edhe spontane; edhe e rrjedhshme, edhe dinamike, si kontekst i ndijimit dramatik të autorit:
“Dy koka në një jastëk Jastëku skaj mali S’është më rëndësi Është kositur Apo s’është kositur livadhi…”
Në secilën pozë theksohen nuanca të veçanta, shpërfaqen linja të reja, të cilat duan ta vijëzojnë tërësinë e subjektit, duke e objektivuar atë në ndërlidhjen e vargut me pasqyrimin shpirtëror dhe me ravijëzimin artistik.
KONFIGURIMI LIRIK
Thellimi i hullisë së lirizmit pahëzon vakësinë deri në prushërim të ndjenjës së cimbisur nga shtytës, që pastaj, frymëzojnë burimin krijues për ta sipërfaqësuar llavën e një vullkani të brendshëm. Ky lirizëm konfigurohet në formë e përmbajtje, në stil e intonacion, në shprehshmëri adapte për natyrën e këtij lloji. Autori angazhon sistemet letrare, të nevojshme për ndërtimin dhe kompletimin e krijimit që ka për objektiv. Përmes këtyre sistemeve ai skicon një shtrirje të posaçme, një taban ku bota shpirtërore trajtëzohet ndryshe nga ç`është formësuar në veprat e mëparshme. Duke thelluar vrojtimin shfaqet një galeri përplot figura, të cilat ekspozojnë vargun, ekspozojnë tërësinë poetike në një mënyrë të sintetizuar sipas masës dhe kërkesës së materies letrare në kultivim:
“S’guxoja të thërras princeshë Ama, vet je ashtu e thjeshtë Në këmishëbardhën që ke veshur Triliona pyje puthjesh ngjeshën…”
Dimensionimi i përthurjeve e përimton motivin në pjesëza që përfaqësojnë mozaikun e dëshiruar, sepse refleksiviteti gjen terrenin për ta venduar gjerësinë dhe thellësinë që i duhet. Pikat ekstreme të këtyre dimensioneve kornizojnë përkufizimin, brenda të cilit spikatë idili, që relatohet me peisazhin dhe tundimin e jashtëm; pastaj ëndërrimi si katapultim i dëshirës dhe ambicies në shtjellën e tablosë së dashurisë; synimi real në suazat e përjetimit dhe jetësimit të ëndjes:
“Cerga u sosë anë e tej Veç kashta mbeti, Ne jemi dy drita S’jemi hakoç Dhe trarët e nxirë Këtu kanë lezet Lëri gonxhet Shpërthejnë vet…”
Shikimi poetik i drejtohet një konkretësie herë-herë, dhe e vë në fokus të interesimit të ndjeshmërisë, duke e emërtuar në simbolikën e sinonimitetit pretendues (poetja) për bartës të ngarkesës së emotivitetit. Ismet Tahiraj harmonizon imazhin poetik me peisazhin ku inskenohet përkushtimi, ku shfaqen të pesëmbëdhjetë aktet e defilimit të këmishëbardhës së tij. Intuita krijuese zbulon edhe labirinthe të dashurimit dhe i ndriçon ato me poçin përndezës të brendësisë së individualitetit ndijues. Konsumimi i këtij shtegu e nxjerr autorin në rrugën që shpie drejt formulimeve të kuptimësisë figurative, të komunikimit përmes figurave stilistike, të kumtimit të pozitës së tij si informacion artistik për veten:
“Synojnë të tjerët
Për fyej nga ulëza
Vashës poete
Ja vjedhin spektrin…”
Ai e portreton poeten në shumë mënyra, ashtu siç ia diktojnë sytë e mendjes dhe sytë e shpirtit. Ata përcaktojnë edhe përmasën e përkushtueshmërisë në imazhin e perceptuar. E
tëra nuk ngelet vetëm si promotor i vargut por ngulitet si strumbullar i shtjellimit të nxitjeve reale.
IDEOEMOTIVITETI I ESTETIZUAR
Shqyrtimi i subjektivimit poetik konformizohet me përmasat e idesë bazë nëpër rropatjet emocionale që kalon i tërë brumi artistik. Kështu piketohen ngjyrat me të cilat poeti e ngjyron ndjenjën, shqetësimin, aspiratën e tij. Shndërrimi i ngacmimit ndjenjor në forma të konstruktuara të artikulimit artistik, është karakteristikë që përshkon në vazhdimësi, krijimtarinë e Ismet Tahirajt. Kompozimi intonativ, efektshmëria emocionale, strukturimi poetik, në përgjithësi, shënojnë këtë karakteristikë si gjurmë në kohë dhe në vëmendjen e receptorit.
Konceptimi i tillë përplotësohet në shtresimet estetike, të cilat efektizojnë ideoemotivitetin në kontinuitetin e dhënë nëpër të gjitha këmishëbardhat. Në këtë kontekst shikohet edhe mataforizimi i tërë përshkrimit, shprehja poetike e specifikuar, mënyra e ligjërimit, si asocim në raportet e ritmikës jetësore:
Ti ke dashur Me jetua me mua, Pranverave të lulëzuara Nëpër dimrat e acartë Shoqi-shojin E kemi parë secili Në bregun e vet Kundërshtar Për hiçgjë Për shumëçka.
Melodizmi i fjalës i përgjigjet ingranazheve të estetizimit të përgjithshëm, ashtu sikur elementet të tjera poetizuese që kultivojnë fjalën, në përgjithësi. Nënteksti dhe teksti ofrojnë mjaftueshmëri nënkuptimesh dhe rrjedhime kontekstuale, të cilat e bëjnë këtë poezi të dallueshme. Kaq të dallueshme e bëjnë edhe shprehjet (fjalët) e rralla, të cilat rikthehen në poezi me një mision dykahor; si mjete të ndërtimit të specificitetit vargëror dhe si aspekt i vlerës gjuhësore e kuptimore. Adoptimi i tyre në strukturën gjuhësore të poezisë e bënë autorin përkushtues edhe ndaj kësaj vlere.
– Përgjithësisht; Ismet Tahiraj ofrohet edhe njëherë me potencialin e tij krijues, me një mënyrë të posaçme të ravijëzimit të kapacitetit poetik dhe artistik, si risi formësimi, përmbajtësie e intonacioni. Ai ofron ndjesinë, imagjinatë, mundësinë dhe talentin përkushtues. Suksese poetit…