Limoni ndihmon në përmirësimin e ritmit të zemrës (për ata që kanë çrregullime) por jo vetëm. Limonët gjithashtu mbajnë në kontroll peshën dhe shëndetin nga sëmundje të ndryshme si kanceri në gjuhë, çrregullime me zemrën, tretjen e ushqimit, diabetin etj.
Sipas studiuesve, konsumimi i frutave dhe perimeve që përmbajnë vitaminë C, reduktojnë sëmundjet e zemrës. Limonët përmbajnë vitaminën C. Vitamina C është e rëndësishme dhe ndihmon pikërisht personat që kanë probleme me zemrën. Për një dietë të përditshme është e rekomandueshme të konsumohet 30.7 mg lëng limoni. Megjithatë s’është vetëm vitamina C, e cila përmirëson sëmundjet e zemrës. Sipas kërkimeve më të fundit nga studiuesit, qitro reduktonte kolesterolin në përqindje të lartë, pas 4 javëve të konsumimit të tij. Për të vazhduar më tej, tek limonët janë gjetur dy elementë kimikë; hisperidini dhe diosmini, të cilat gjithashtu ndihmojnë në reduktimin e kolesterolit.
Në raste se doni të dobësoheni dhe nuk keni gjetur një mënyrë të shpejtë dhe të efektshme, ju prezantojmë limonët. Limonët tresin ushqimin shpejt duke djegur kaloritë që keni marrë. Ka shumë teori për dobësimin nëpërmjet limonit. Disa studiues e mbështesin këtë metodë nëpërmjet pirjes së lëngut të limonit, ndërsa disa të tjerë e hedhin poshtë, duke thënë se uji është më efektshmi për të humbur peshë dhe jo limoni. Por studimet më të fundit tregojnë se nëpërmjet lëngut të limonit, digjni disa kalori dhe kjo përkthehet në humbje të disa kileve. Megjithatë asgjë rreth limonit nuk është definitive. Ajo që mund të thuhet me siguri për të është se limoni ka bërë efekt tek shumë njerëz dhe i ka ndihmuar të humbasin kilet e tepërta.
Në qoftë se vuani nga veshkat atëherë konsumoni limon për të minimizuar formimin e gurëve në veshka. Acidi citrik që përmban limoni, rrit nivelin e urinës (dhe të pH) duke mos lejuar formimin e gurëve në veshka. Ndaj është e rekomandueshme të konsumoni ½ gotë me lëng limoni çdo ditë, që të parandaloni formimin e gurëve.
Është shumë e rëndësishme të konsumoni ushqime që përmbajnë hekur për të luftuar aneminë. Limoni përmban hekur, por jo në sasi të mëdha dhe parandalon sëmundjen e anemisë. Hekuri që vjen nga bimët (përveç mishit që është i pasur me hekur) ndihmon në parandalimin e anemisë, pasi përmban acidit citrik dhe vitaminë C.
Një dietë e pasur me fruta dhe perime ul rrezikshmërinë për t’u prekur nga kanceri. Sipas disa studiuesve, tek limonët janë gjetur disa veti anti-kancerit si limonini dhe naringenini. Gjithashtu, parandalon kancerin në gjuhë. Por në rastet kur kanceri është avancuar goxha, vështirë se ka efektshmëri konsumimi i limonit.
Limonët ndihmojnë në tretjen e ushqimit më shumë se çdo frut tjetër. Nëse vuani nga sheqeri (diabeti) konsumoni limon sa më shumë. Por që të ketë efektshmëri siç duhet, konsumojeni limonin bashkë me cipën e tij.
Pavarësisht shijes së hidhur që ka, limoni duhet të konsumohet në varësi të peshës, dietës dhe moshës. Në rastet ku nuk e hani dot, mund të krijoni pije të ndryshme me limon, kështu do të merrni vitaminat e nevojshme. /dritare.net/