Protesta në Shkodër është shoqëruar me disa fjalime nga pjesëmarrësit, të cilët krahas vërejtjeve për qeverinë, nuk kanë kursyer as kritikat për opozitën.
Një prej tyre ka qenë një ish e përndjekur e cila qëndron mes deputetit Bardh Spahia dhe kryebashkiakes Voltana Ademi.
Ajo thotë se si votuese e Partisë Demokratike është mjaft e zhgënjyer pasi sipas saj kjo forcë politike ka tradhëtuar kauzat duke kërkuar që të kërkojë ndjesë.
Fjalimi i saj duket i paparashikuar nga drejtuesit demokratë të cilët shfaqen të çuditur. Për më tepër ju ftojmë të ndiqni videon. (TemA)