PRANDAJ UNË THEM: SHKOLLIM E DIJE !

0
417
A History of Mathematics

Arben Çokaj

Papakët shqiptarë të islamit, kur flet me ta, ta gërdisin, kujtojnë se libri beduin i përrallave është shkencë… Dhe të përmendin numrat arabë, që në fakt janë indianë, dhe dy matematicienë arabë, që i gjen edhe në këtë libër, Avicena e Avenoes.

E shikoni sa është libri i Historisë së Matematikës, i përgatitur nga prof. Victor J. Katz, i universitetit Columbia, në SHBA, i cili ashtu në anglisht, bëhet si lëndë me detyrim në vitin e parë, kur studion matematikë edhe në Universitetin e Kopenhagës.

Tani kur flas me njerëz, që nuk njohin tjetër veç Bibles, e disa muslimanë, që nuk njohin tjetër veç Kur’anit, e shikon se koha të humbet kot me ta, se nuk janë në gjendje me kapë ma shumë, veç aq sa u ka thanë prifti apo hoxha i lagjes.

Puna është se ata në padijen e tyre ngulin këmbë si mushka, se kanë të drejtë…