DEBATI PJESË E KULTURËS POLITIKE

0
567
Dr. Nail Draga

Ne shoqëritë e mirëfillta demokratike hapja e debatit qytetar dhe intelektual është dukuri normale sepse eliminohen dilemat ne lidhje mbi qeverisjen, proceset politike dhe bartësit e tyre ku mediat luajnë rolin parësor sepse mundësohet pjesëmarrje e drejtëpërdrejtë e përfaqësuesve të pushtetit, subjektëve politike por edhe e qytetarëve ne lidhje mbi çështjet e tyre preokupuese ne mjedisin përkatës.

Nail Draga

Duke marrë parasysh së në monizëm nuk ka ekzistuar mundësia e shprehjes së mendimit të lirë, më të drejtë është pritur që në pluralizëm të bëhët avancimi i vlerave, përmes debatit si metodë e verifikuar në botën demokratike. Por, në mungesë të qasjes serioze ne lidhje mbi ketë çështje, se sa të mediave për ne shqiptarët në Mal të Zi një dukuri e tillë ende është për tu dëshiruar, që është dëshmi e mungesës së kulturës politike në përgjithësi. Nuk ka dilemë se një vendnumrim i tillë nuk është në favor të subjektëve politike në veçanti dhe të shqiptarëve në përgjithësi, sepse permes debatit prezentohen në mënyrë transparente vlerat e dobësitë e përgjithshme të cilat janë të pranishme ne mjedisin tonë.

Mediat dhe debati

Ne lidhje mbi ketë çështje nuk ka dilemë së vendin kryesor e luajnë mediat, e ate kryesisht mediat elektronike, edhe pse mediat e shkruara nuk duhet nënçmuar. Por, jemi dëshmitarë se media elektronike shtetërore(TVMZ) për shqiptarët është e pranishme vetëm ne fushatat parazgjedhore. Gjatë kësaj kohe shqiptarët përmes subjektëve politike janë të pranishëm ku prezentojnë programin e tyre partiak, duke iu ofruar të dhëna qytetarëve, gjegjësisht elektoratit të tyre votues. Një veprim i tillë është bërë dukuri normale, por shqiptarët kanë nevojë që të jenë të pranishëm ne ekranin e televizorit edhe pas zgjedhjeve, ashtu sikurse edhe qytetarët tjerë në Mal të Zi. Andaj, është e nevojshme që debati të jetë i pranishëm ne vazhdimësi, qoftë ne ekranin e TVMZ por edhe ne televizionet private (TV BOIN, TV TEUTA).

Sepse, duke organizuar emisione të ndryshme opinioni i gjerë do të kishte mundësi të informohej detalisht ne lidhje mbi rrjedhat aktuale dhe çështjet preokupuese të shqiptarëve në mjediset ku jetojnë e veprojnë si popullsi autoktone ne gjashtë komuna në Mal të Zi, por edhe çështje të tjera në nivel të vendit.

Debate jo vetëm në fushatë parazgjedhore

Por, deri më tash nuk kemi informacion se udhëheqja e TVMZ ka shprehur gadishmëri që në ekranin e këti mediumi të ekzistojnë emisione te veçanta debatuese te paktën një herë në muaj edhe për shqiptarët, ashtu sikurse organizojnë në gjuhën malazeze për popullatën sllavishtfolëse. Një veprim i tillë dëshmon në mënyrë transparente se nuk kemi të bëjmë me një medium të hapur, ne rastin konkret edhe për ne shqiptarët, edhe pse ne kuadër të tij ekziston redaksia në gjuhën shqipe. Ne ketë aspekt duhet te jemi këmbëngulës, sepse një kërkesë e tillë është legjitime, por duhet gjetur forma se si ajo të realizohet, sepse shqiptarët kanë nevojë të debatojnë për çështje të ndryshme qoftë ne mes vete por edhe më të tjerët gjegjësisht përfaqësuesit e pushtetit për të avancuar pozitën dhe statusin e tyre në ketë mjedis.

Nga mungesa e debatit të tillë popullatës malazeze dhe të tjerëve në Mal të Zi nuk iu janë të njohur kërkesat e vazhdueshme të shqiptarëve në këtë mjedis, për avancimin e pozitës dhe të statusit të tyre në Mal të Zi. Nuk mjaftojnë të dhënat informative vetëm gjatë fushatave zgjedhore, sepse problemet janë të vazhdueshme, dhe si të tillë mbesin edhe pas zgjedhjeve. Edhe pse pushteti qendror në marrëveshje me subjektet politike shqiptare ka trajtuar kërkesat e shqiptarëve, ne këtë aspekt është punuar shumë pak, sepse pritshmëria ka qenë më e madhe. Në lidhje me këtë çështje përgjegjësia kryesore bie mbi pushtetin qendror, por nuk mund të amnistohen as subjektet politike të shqiptarëve të cilët duhet të jenë me këmbëngulës për arritjen e objektivave programore, para elektoratit votues.

Përgjegjësia dhe spekulimet

Organizimi i debateve më pjesëmarrjen e përfaqësuesve të subjekteve politike është obligim për subjektet përkatëse, duke dëshmuar përgjegjësi para elektoratit votues në veçanti e qytetarëve në përgjithësi. Vetëm në këtë formë te debatit do të ofroheshin të dhëna transparente në lidhje me funksionimin e pushtetit qendror e ati lokal, mundësitë dhe pengesat ne realizimin e programeve përkatëse. Paraqitja e dëshmive publike përmes fakteve konkrete do të eliminonte dilemat dhe spekulimet për përgjegjësinë e indvideve në kohën përkatëse.Pikërisht ne lidhje më këto çështje mediat kanë rol të veçantë, sepse në këtë formë punohet kudo në botën demokratike.

Një formë e tillë prezantimit të çështjeve do të dëshmonte përgjegjësinë dhe profesionalizmin e kuadrave në resoret përkatës, sepse përgjegjësia duhet të jetë personale e jo kolektive. Nuk ka dilemë se qytetarët e kanë të nevojshme të njihen publikisht për shumë çështje të (mos)funksionimit të pushteit lokal të Ulqinit i cili ballafaqohet me ngecje dhe pengesa të vazhdueshme duke kriuar dilema të cilat në shumë raste marrin përmasa të spekulimeve.

(Prill 2018)