Tensione të shumta janë shënuar sot në Kuvendin e Shqipërisë.
Deputetët e opozitës bllokun foltoren e Kuvendin pasi kërkonin largimin e kryeministrit Edi Rama si dhe lirimin e 11 kuksianëve që gjykata la në burg.
Por si të mos mjaftonte kjo edhe pas thirrjeve të kryetarit të Parlamentit Gramoz Ruçi për të liruar foltoren deputetët e opozitës jo vetëm që nuk bën këtë gjë, por filluar të godisnin me miell e vezë në drejtim të kryeministrit Rama dhe ministrave të kabinetit qeverisës.
Kanë qenë deputetët demokratë Flamur Noka, Ervin Salianji dhe Klevis Balliu që kanë sulmuar kryeministrin Edi Rama me miell dhe vezë.
Ndërkohë, pas aktit të tyre ka ndërhyrë menjëherë garda e republikës që kanë larguar ligjvënësit e PD.
Nga hedhja e miellit nga deputetët e PD u prekën kryeministri Edi Rama, Senida Mesi, ministri Ditmir Bushati dhe kryetari i Parlamentit Gramoz Ruçi.
Fill pas këtij incidenti kryetari i Parlamentit Gramoz Ruçi ka kërkuar përjashtimin nga seanca të deputetit të PD Ervin Salianji, Flamur Noka dhe Klevis Balliu, pasi hodhën miell drejt kryeministrit Edi Rama dhe ministrave të pranishëm në Parlament.
Ndërkohë ministri Ditmir Bushati ka reaguar pas sulmit të Flamur Nokës dhe fyerjeve nga deputetët e opozitës.
Pasi u qëllua me miell dhe vezë, ai i është kundërpërgjigjur ligjvënësit Flamur Noka duke e lagur me ujë.
Por fill pas këtij incidenti ministri Ditmir Bushati u ka kërkuar ndjesë të gjithë qytetarëve shqiptarë për reagimin të tij ndaj agresionit me miell, vezë e të tjera mjete rrethanore nga ana e deputetëve të opozitës.
Mes tensioneve të shumta, miellit, vezëve, shisheve me ujë dhe fjalorit të pandjenjë përfundoi dhe seanca e sotme Parlamentare.
Më poshtë do të shikoni përplasjet nga fillimi i seancës parlamentare deri në përfundimin e saj. (TemA)