Kotzias: Kosova në Athinë, nuk e njohim – zyrë tregtare, jo diplomatike

0
453

Dita, 11 prill 2018

Ministri i Jashtëm i Greqisë, Nikos Kotzias, ndërsa ishte në Beograd tha se vendi i tij nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës.
Ai sqaroi gjithashtu se zyra tregtare e Kosovës në Athinë nuk do të jetë përfaqësi diplomatike.

“Që në vitin 2011 dhe 2014, në kohën e qeverisë së atëhershme, është rënë dakord të hapet zyra tregtare e Kosovës. Zyra tregtare në Athinë, kur të hapet, nuk do të jetë përfaqësim diplomatik i Kosovës. Kjo nuk është rënë dakord dhe nuk është paraparë”, tha Kotzias për gazetarët në Qeverinë e Serbisë, pas takimit me homologun serb, Ivica Daçiq.

“Kosova hap zyrë tregtare në Athinë, jo zyrë diplomatike”, ka thënë ai, raportojnë mediat në Beograd.
Kosovën s’e kemi njohur, e as që do ta njohim”, shtoi ai pas takimit me Daçiçin.
Ky i fundit e falënderoi ministrin grek për mbështetjen që i jep vendi i tij integritetit territorial të Serbisë.

Greqia, së bashku me Spanjën, Qipron, Sllovakinë dhe Rumaninë, janë pesë vendet e Bashkimit Evropian që nuk e njohin ende pavarësinë e Kosovës, edhe dhjetë vjet pas shpalljes së saj.

l.h/ dita