Skema e re e TVSH-së: Biznesi i vogël paguan më shumë, apo përfiton?

0
645

Dita, 11 prill 2018

Drejtoresha e Drejtorisë së Tatimpaguesve të Mëdhenj, Enkelejda Pipa ka shpjeguar me detaje atë që është kthyer në një debat politik në vend, deklarimin e TVSH-së nga bizneset e mesme dhe të vogla.

Pipa u shpreh se kjo skemë është formalizim dhe se nuk goditet biznesi i vogël.

Biznesi i vogël duhet të marrë faturat tatimore sepse s’ka pasur interes pasi nuk e zbriste TVSH-në, sot i duhet ta formalizojë që të zbresë TVSH-në. Kjo TVSH, nuk rëndon në kostot e biznesit. Kjo ka qenë kosto që i shtohej vlerës së mallit, sot nuk do të jetë më.

E pyetur nga gazetari mbi arsyetimin e demokratit Mima i cili thoshte mbrëmë në “Opinion” se kjo skemë do të rrisë çmimet për qytetarët, Pipa ka sqaruar duke nxjerrë blof përfaqësuesin e Bashës se kjo nuk është e vërtetë sepse sot, një mall kushton njëlloj për konsumatorin, si kur e blejmë në një market me TVSH, ashtu edhe në një dyqan pa TVSH.

Ajo tha se konsumatori nuk do paguajë më shumë, sepse TVSH-në në blerje tregtari i vogël nuk e zbriste, dhe e kishte kosto. Tani nuk do të jetë më kosto, por TVSH. Ajo tha se të njëjtin mall sot kur e blejmë me TVSH, ka të njëjtin çmim edhe kur e marrim pa TVSH.