HESHTJA E DRAGOIT

0
540
Atdhe Geci

Çamëri, detyrat për liri mos i harro
përmes betejave do të çlirohesh
për të mundurit u shpik paqa, si
një mundësi për t’u nënshtruar!
A do të ketë zjarr në Greqi? Do
të thoja se po! Atdheu nuk heq
dorë nga trojet e të parëve tanë
grekët do të jenë vetë zjarrvënsit.
Çamërinë e etnociduar nga greku
e kemi trashëgimi të Pellazgëve
energjia E= mc² do e hajë Greqinë
nëse ajo zgjedh luftën si zgjidhje
Jam armik i popujve që pushtojnë
jam armik i popujve të heshtur
rrënja e flakës së madhe po afron
krenaria greke do të vetpërgjaket!
Stërgjyshër të lashtë të pellazgjisë
udhën e ujit për Çamëri do ndjek
E = mc², është “Heshtja e Dragoit”
Çamëria Shqipëri është zgjidhja!…

Atdhe Geci – Dortmund, 09.04.2018