Fleckenstein: Përfundimi është i qartë, duhet të fillojmë negociatat

0
404

Fleckenstein bën bilancin e vizitës në Shqipëri

Raportuesi për Shqipërinë në BE Knut Fleckenstein, ka bërë bilancin e vizitës së fundit në Shqipëri.

Eurodeputeti nënvizon se përfundimi është i qartë dhe se duhet që të hapen sa më parë negociatat për anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian.

Ai thotë se vendi ka bërë mjaft progres dhe se kanë mbetur ende shumë punë për t’u bërë, raporton “TemA”.

“Javën e kaluar kam vizituar përsëri Shqipërinë.

Përfundimi im është i qartë:
Ne duhet të fillojmë tani negociatat me këtë vend. Është bërë përparim, megjithëse kanë mbetur ende shumë punë. S ‘ ka dyshim!
U inkurajova me të vërtetë nga të rinjtë që takova në Tiranë, apo në Universitetin e Durrësit.
Ata meritojnë të gjitha përpjekjet tona për t’a sjellë Sqipërinë më pranë BE-së.
Ne mund të kemi opinione të ndryshme rreth shumë vendimeve politike, por për këta të rinj në Tiranë është e vlefshme për të punuar.
Dhe jam i sigurt se studentët e Durrësit do të na ndihmojnë,” nënvizon Fleckenstein. (TemA)