QASJE PROFILIT KRIJUES LETRAR-SHKENCOR TË ANTON NIKË BERISHËS

0
954
Anton Nikë Berisha

Shkruan: Isak A H M E T I

Veprën letrare dhe shkencore të Anton Nikë Berishës e kam përcjellë dhe lexuar me interesim prej kohësh, në mënyrë të veçantë studimet letrare-shkencore dhe romanet, por së fundmi përkthimet letrare të tij nga gjuha gjermane dhe italiane sikundër edhe poezinë e tij, veçanërisht Prushin e bukurisë. Qasja, vezhgimet dhe interpretimet që i kam bërë veprës letrare dhe studimore të Anton Nikë Berishës janë të lidhura ngushtë me vlerën dhe rëndësinë e saj shumëdimensionale për botën tonë, siç dëshmojnë për këtë edhe mbi dhjetë monografi dhe vëllime të veçanta me punime të shkrimtarëve dhe studiuesve të shquar shqiptarë dhe të huaj(kryesisht italianë), kushtuar vepave të tij:

1. Domenico Coeradini H. Broussard, Narrando gli abissi. Tre romanzi di Anton Nikë Berisha. Rrëfime të thellësive. Rreth tri romaneve të Anton Nikë Berishës. Faik Konica, Prishtinë 2009.
2. Prend Buzhala, Kode poetike të mbijetesës shpirtërore. Mbi romanet për të rritur të Anton Nikë Berishës. Argeta-LMG, Tiranë 2009.
3. Isak Ahneti, Mëvetësi e studimit dhe e krijimit të letërsisë. Mbi disa vepra të Anton Nikë Berishëa Faik Konica, Prishtinë 2014,
4. Anton Çefa, Krijimtari e nivelit të lartë shkencor e artistik. Mbi disa vepra shkencore dhe letrare të Anton Nikë Berishës, Faik Konica, Priahtinë 2015.
5. Hamdi Erjon Muça, Në botën e thesareve poetike. Vezhgime për shtatë vepra të Anton Nikë Berishës. Faik Konica, Prishtinë 2016,
6. Roman i bukurisë se pamort dhe i trishtimit të pashuar. Faik Konica& Shpresa, Prishtinë 2006.
7. Vepër e pasur dhe e qenësishme, Faik Konica dhe Fjala Hyjnore, Tiranë 2011.
8. Vepër e pasur dhe e qenësishme, Vëllimi II. Argeta-LMG, Faik Konica, Tiranë 2016.
9. Romanzi di estrema belleza. Faik Konica, Prishrinë 2016.
10. Roman i bukurisë së skajshme. Faik Konica, 2017.
11. Isak Ahmeti, Vepra vlerash të mëdha, Faik Konica, 2018.

Te libri im monografik: VEPRA VLERASH TË MËDHA POETIKE (ShB “Faik Konica” 2018), pas botimit të veprës sime: Mëvetësi e studimit dhe e krijimit të letërsisë (ShB “Faik Konica”(2014), kam përfshirë edhe shumë punime të reja (gjithsejt 11), që vështrojnë punën cilësore në fushën e përkthimit letrar nga gjermanishtja (Gilgameshi, Nibelungët, Psalmet etj.), por edhe veprave që autori i ka kushtuar figurës dhe veprimtarisë së Nënës Tereze, të cilën Papa Françesku e shpalli të shenjtë me 4 shtator 2016.

Me formën dhe shtjellimin që i kam dhënë librit tim të ri: VEPRA VLERASH TË MËDHA POETIKE, duke përfshirë edhe punimet e botuara tek libri: Mëvetësi…, mundësohet njohja më e thellë dhe më e gjithanshme e veprimtarisë së pasur dhe të qenësishme të Anton Nikë Berishës (Nga shënimi për këtë libër në vend të parathënies).

Libri hapet me një fragment studimi të autorit Anton Çefa (New Jersey, prill 2008), ku thuhet “Tek personaliteti i Anton Nikë Berishës është mishëruar në mënyrë të përsosur njohja dhe interpretimi teorik i problemeve të artit letrar në kompleksitetin e tyre, talenti i padiskutueshëm dhe aftësitë e tij të çmuara në krijimin e realiteteve artistike që përsëdytin me mjeshtëri realitetet historike të botës shqiptare, pa lënë mangut dimensionet universale humane”.

Libri studimor: VEPRA VLERASH TË MËDHA POETIK, qasje 18 veprave zhanresh të ndryshme të Anton Nikë Berishës, është strukturuar në pesë pjesë:

I. STUDIUESI I LETËRSISË, me tetë njësi shkrimore:

1. Studimi “Gjon Buzuku – poeti ynë i parë” përmbys shumë vlerësime të deritashme,
2. Monografi që ndriçon vlerën dhe qenësinë e veprës së P. Budit,
3. Letërsia e arbëreshëve të Italisë në një optikë të re studimore,
4. Fishta-përjetësues artistik i botës sonë,
5. Vepër që përbën një model të veçantë krijues dhe mendor,
6. Gjymtime të përçudshme të disa veprave letrare të arbëreshëve të Italisë,
7. “Vetëdëshmi të Ismail Kadaresë për letërsinë” – studim i argumentuar mirëfilli,
8. Vepër studimore – ngjarje e rrallë në rrafshin kulturor – kombëtar.

II. ROMANSIERI, ku janë përfshirë katër njësi shkrimore:

1. Vepër ku vezullon arti i të shkruarit,
2. Roman vlerash të mëdha poetike,
3. Bukuria e sublimes shpirtërore,
4. Vepër e idesë së shenjtë të vetëflijimit dhe të përjetësisë.

III. POETI

1. “Prushi i bukurisë” – ndër poemat më të vlerësuara të poezisë sonë.

IV. PËRKTHYESI LETRAR, me tri njësi shkrimore:

1. “Epi i Gilganeshit” – një kryevepër e përkthyer bukur,
2. “Kënga e Nibelungëve” – në përkthimin cilësor shqip të Anton Nikë Berishës,
3. Përkthimi i Psalmeve në shqip.

V. RRETH VEPRAVE PËR NËNËN TEREZE, me dy njësi shkrimore:

1. Nëna Tereze në tri shpalime,
2. Doracak që mundëson njohjen e mirëfilltë të jetës dhe veprës së Nënës Tereze.

Anton Nikë Berisha, siç e ka vlerësuar edhe shkrimtari dhe studiuesi italian, Giuseppe Napolitano, është një figurë poliedrike në letrat shqipe. Kjo është dëshmuar, mjaft bukur dhe me argumente, besoj, edhe në librin tim më të ri që ia kam kushtuar Antonit dhe veprave të tij që janë me vlera shumëdimensionale.