Të hapën “Shkolla shqipe dhe Katedra Albanologjike” në Turqi

0
764

Shkruan Luan.A.Dibrani

Shqiptarët me aktivitetet e tyre përmes shoqatave përpiqen për ruajtjen e trashëgimisë dhe kulturës gjuhësore!
Suedia, prin në këtë drejtim, ku sot ka mbi 200 arsimtarë që japin gjuhën shqipe dhe paguhen nga shteti. Pastaj në përgjithësi Evropa e veriut, por edhe Gjermania, Zvicra, Australia, Slloveni, Kroacia, Italia, Kanadaja, Amerika etj.

Shteti jo qe i ndihmon, por edhe nuk e lejon shkollën dhe kulturën shqiptare është Turqia, ku shqiptarët konsiderohen edhe numri i trete mbas turqve dhe kurdëve.

Shqiptarët në Turqi, në “ tranzicionin e largët”, edhe pse ishin dhe janë shqiptarë “me gjakë e me qumësht” si i thonë, konsiderohen turq, vëllezër të një gjaku dhe nuk njihen si pakicë as si komunitet. Turqia lejon të mësohet e propagandohet lirshëm në çdo lloj gjuhe që nga greqishtja e rusishtja e deri te armenishtja, por kurrë shqipen!!!

Edhe në 1912, perandoria osmane lejonte hapjen e qindra shkollave greke e serbe në Shqipërinë e atëhershme, por asnjë shkollë shqipe edhe një mësues qe e hapi në Manastirin e Maqedonisë se sotme, ai u vra nga ish pushtuesit osman dhe u mbyll edhe ajo shkollë!.

– Shqiptarët i krijuan edhe alfabetin, himnin kombëtar, shtetin modern të Turqisë et,por Turqia nuk iu kthej te mirat asnjëherë deri me sot .

Katedrat albanologjike të gjuhës shqipe sot funksionojnë nëpër shumë shtet të botës,madje edhe në Kinë e Rusi,por asnjëherë në universitetet e Turqisë. Turqia nuk e ka ndryshuar konceptin e saj 500 vjeçar osman në marrëdhënie me shqiptarët dhe gjuhën shqipe, prandaj duhet te jenë të ndërgjegjshëm edhe në marrëdhëniet ndërshtetërore në mes Turqisë- Shqipërisë dhe Kosovës qe të hapen këto pika debati nëpër mes organeve shtetërore.

E njëjta situatë është edhe sot, por më trishtojnë disa intelektualë shqiptar në vend që ta denoncojnë këtë fenomen ata abuzojnë me parulla se “Jemi vëllezër” “Vëllazëritë mysliman”, duke shtuar se : “Shqiptarët në Turqi ndihen vëllezër, të integruar. Njeriu ngacmon vëmendjen vërtet a janë të integruar apo po punohet për t’i asimiluar e zhdukur nga gjuha dhe kultura e vet ?

Gjithmonë Turqia i ka pas frikë komunitetet e mëdha që përbëjnë kombin e vet jashtë Turqisë ,A thua se ka ardhur koha vërtet të gjejmë forma “demokratike” qe shqiptarët e Turqisë te këndellen vet dhe te fillojnë te hapin shkollat dhe “Katedrën albanologjike në Turqi?.