Blushi: Ambasadorët kanë marrë në dorë reformën në drejtësi, jemi shumë afër shfarosjes

0
856
Deputeti i PS, Ben Blushi, duke folur gjate nje seance parlamentare, ku eshte debatuar mes opozites dhe maxhorances ne lidhje me ikjen masive te shqiptareve nga vendi. /r/n/r/nLawmaker, Ben Blushi, speaks during a parliamentary session.

Dita, 5 maj 2016

Deputeti i Partisë Socialiste ka përshëndetur mbështetjen e ambasadorëve të SHBA dhe BE në vendin tonë për të realizuar reformën në drejtësi.

Duke folur nga foltorja e Parlamentit, Blushi tha se mbështetja nga ambasadorët kanë një çmim, që është tallja dhe shfarosja e kësaj klase politike.

Deputeti socialist theksoi se nga dita e sotme, Parlamenti i Shqipërisë ka humbur legjitimitetin duke marrë shkas nga vendimi i ambasadorëve që ditën e premte do të jenë të pranishëm në mbledhjet e grupeve parlamentare të tre partive. Duke folur në këtë aspekt, Blushi shtoi se nuk do të donte të ishte në një prej këtyre partive, edhe pse është pjesë e PS.

Nuk ka pasur diçka më të turpshme se sot, shumë më keq se kaq, kur klasa politike nuk do dhe po e saboton reformën në drejtësi. Ambasadorët e BE dhe SHBA kanë vendosur të marrin pjesë në grupet tona parlamentare duke përcaktuar edhe oraret. Pra, të mbledhin parlamentin jashtë kësaj salle. Ndaj dhe Shqipëria është bërë një vend kaq qesharak.

Kjo mbështetje sigurisht që ka një çmim. Çmimi është tallja me ne, përçmimi i këtij parlamenti, ndëshkimi i kësaj klase politike, edhe shfarojsa si specie e kësaj klase politike. Jemi shumë afër shfarosjes”, u shpreh Blushi.