DEKLARATË PUBLIKE – KUSH OFRON ZGJIDHJE MË TË MIRË?

1
832

Arben Çokaj

Ka shumë njerëz të pacënur direkt edhe aq nga taksa e rrugës, por që po solidarizohen kundër saj, për një arsye, a tjetër. Unë e kam mbështetur taksën e rrugës, për arsye principiale, e jo për interesa personale. Mendoj se vetëm me privatizime të tilla, ekonomia dikur e centrralizuar e shtetërore shqiptare kalon gradualisht në duart e privatit, i cili ka treguar se ofron një shërbim më të mirë e më cilësor.

Tani me respekt për shtresat që preken nga kjo taksë, mendoj se reformat ekonomike krijojnë viktimat e veta dhe uroj që qeveria me koncensionarin të mund gjejnë një zgjidhje të pranueshme edhe për ato shtresa të varfëra, që preken nga kjo taksë.

Mendoj gjithashtu se qeveria nuk ka pasë një mënyrë tjetër më të mirë për ta përfunduar e mirëmbajtur atë aks rrugor. Prandaj edhe e ka zgjidhur këtë çështë në këtë mënyrë. Por ka zëra të shumtë, që kanë kaluar edhe në patologji, të cilët kërkojnë që ky shërbim të kryhet falas.

Unë do të përpiqem me të gjitha mënyrat, që brenda 3 ditëve, të mund ndërmjetësoj, që ta takoj me KM Rama, secilin prej jush, i cili ofron një zgjidhje ekonomike të tillë, të pranueshme e funksionale, që ky shërbim, në këtë aks rrugor të kryhet falas. Flisni ose heshtni për tërë jetën! Por nëse ju nuk keni opsione më të mira, e më funksionale se qeveria shqiptare, a keni mundësi të mos shkretoni më tej?! Se pretendime ka sa të duash, por tashmë jeni bërë qesharakë.

Praktika e marrjes së tarifave për rrugë të një standardi të tillë, tunele e ura, gjen në të gjitha vendet e Ballkanit, në Evropë e në SHBA. Dhe nuk kam dëgjuar ndonjëherë për kundërshti e shkretime të tilla. Pse po ndodh kjo tek ne tani? Se jemi popull i paditur! S’kuptojmë asnjë nga ekonimia e tregut, shajmë komunizmin, e duam sisteme ekonomike komuniste, shërbime falas. Me shërbime falas, nuk ke shërbim cilësor, e ndoshta as shërbim fare! Të fillojmë të mësohemi me këtë mendim.

1 KOMENT

  1. Kushdo qe ka udhetua perjashta me makine ka munde te verej ndryhsimin mes rrugeve falas dhe atyre me pagese. Pra, edhe ne Shqiperi, nese duame rruge te mbajtura mire, duhet paguar. Kam lexua shume komente te kundershtareve qe thone se shteti po mbledh mjaft taksa per rruget permes regjistrimeve te makineve dhe karburantti. Ndoshta, por nese marrim per baze ate qe kerkon mirembajtja e nje rruge, ure, tuneli, etj., dhe e krahasojme me shumen e grumbulluar nga taksat ne fjale, do te dale e verteta se sa e arsyeshme eshte tarifa e caktuar. Ne kete menyre do te shlyhet çdo dyshim. Persa i perket ankimit per hajnine, ju lutem, nese keni prova, jepni padi penale kunder personit apo kompanisë te perzier ne korrupcion. Akuzat ne ajer jane pa vlere dhe me shume acarojne ate, qe i flet, sesa ate per te cilin flitet.

Komentet janë mbyllur.