Ushtaraku Sulejman Abazi Neshaj: Kombi që nuk vlerëson rreziqet, jeta dhe historia e tij përherë do të kalojnë në rrugë të përgjakëshme
Nga Revista Drini – 4 Prill 2018
Rruga në të dy anët e Drinit, duhet të na bashkojë e jo të na përçajë.
Kokërriza me kripë dhe piper.
Kombi që nuk vlerëson rreziqet që i kanosen nga jashtë dhe brenda, jeta dhe historia e tij përherë do të kalojnë në rrugë të përgjakëshme.
Në Shqipëri nuk bëhet më fjalë vetëm për veprimin e krimit të organizuar. Mafia politike dhe kriminale në pushtet, ka kapur shtetin për fyti. Kërkohet zgjidhje.
Rruga drejt Bashkimit Europian është pengu i politikanëve konfliktual, të korruptuar dhe të kriminalizuar. Ka ardhur koha që populli të shkundë supet.
Kapitalizmi allashqiptar po vazhdon të përpijë dhe të dhunoj çdo ditë jetë njerëzish. “Thika” e mjerimit, e “temperuar” në gjakun e tyre, po vazhdon të godasë pa mëshirë popullin pas shpine.
Për taksimin e “Rrugës së Kombit” nga Durrësi në Prishtinë, duhen pyetur durrsakët, tiranasit, kuksianët, prizrenasit, prishtinasit, biles edhe preshevarët, sanxhakasit e deri në Grykë të Rozhajës.
Vetëm një sistem politik i konsoliduar mund të garantojë rrugën e Shqipërisë dhe Kosovës drejt antarësimit në Bashkimin Europian. Jemi shumë larg standardeve të tij.
Gjeni mënyrën më të mirë për ta bërë popullin pjesë të zgjidhjeve dhe jo gjenerues të problemeve, që çojnë drejt dhunës, mosbindjes civile dhe anarkisë. Shqipëria është jona.
Në Kosovë: Si ta kuptoni se ëfarë keni bërë sot me vendimin që keni marrë, mos guxoni më të flisni në emër të Dëshmorëve dhe Luftës Çlirimtare. Populli iu ka dalë borxhit.
Kosovë e dashur, përgatitu për një raund të vështirë për të ardhmen tënde. Ajo që ka filluar të veprojë në Shqipëri për vendosjen e drejtësisë, do të ndodh edhe aty.
Mburravecëve dhe egoistëve politikanë: Në sjelljen tuaj ka vetëm narcizëm. Kujdes, po dhunoni me vetëdije psikikën tuaj. “Un-it dhe diktatit i ka dalë kallaji dhe boja.
Kush vazhdon të braktisë vendin andej nga burojnë lumenjtë tanë, do ta ketë vështirë të rikthehet në vatrat e tij. Andej buron sot rreziku ynë kombëtar.
Kush emigron andej nga derdhen lumenjtë tanë në det, një ditë do të rikthehet në vatrat e tij stërgjyshore. Andej është dhe buron siguria jonë.
Psikologu i drejtohet politikanëve, të cilët për 28 vite e thyen Shqipërinë më dysh me përversitetin e tyre në moral dhe në politikë: Nuk më duhet shumë emri yt o i mjerë, por dua të di nga se vuan!
Faleminderit.
*Sulejman Abazi NESHAJ, Tiranë-Vlorë, ushtarak shqiptar i pensionuar.