Shkruan Luan Dibrani
Arrestimi i gjashtë shtetasve turq që jetonin në Kosovë dhe ekstradimi i tyre në Turqi,tek qytetarët e Kosovës është krijuar një opinion shqetësues? Qytetarët janë te shantazhuar me lloj, lloj deklaratash ku me së shumti po ndikojnë deklaratat e zyrtarëve të Kosovës si anarkiste nga të gjithë flitet dhe nuk thonë asgjë. Lind pyetja se deri me tash askush nuk dha përgjegjësi për ata qytetarë tanë dhe të informohen drejtë se kush e dha urdhrin për ekstradimin e tyre për Turqi pa miratimin e drejtësisë kosovare.
Kërcënimi i Erdoganit kundër kryeministrit të Kosovës lidhur me arrestimin e 6 gulenisteve ka marre përmasa shqetësuese edhe ne Bashkimin Evropian qe ma Kosova është duke e hequr te zitë e ullirit ne arritjen e plotësimit te standardeve për liberalizimin e vizave. Ky skandal i pa matur ka rrezik se do te na kushtoj neve kosovarëve.
Ndërhyrja e Erdoganit në punët e brendshme të Kosovës keqëson shpresën e liberalizimit të vizave për Kosovën!
Kjo ndërhyrje e Erdoganit me forcat e veta ne Kosovë, po e fut Kosovën edhe ma tutje në vazhdimit te vetizolimit dhe një stopim për liberalizimin e vizave?
Reagimet e para erdhën nga Rebecca Harms, zëdhënëse e Punëve të Jashtme dhe eksperte mbi Turqinë në grupin e të Gjelbërve në Parlamentin Evropiane cila u prononcua me një deklaratë për bllokim të Kosovës në BE pas arrestimit të gylenistëve?
BE-ja duhet të sigurohet që shtetet anëtarë të BE-së të reagojnë të bashkuara duke i ofruar Kosovës ndihme ne mbrojtjen e të drejtës kushtetuese mbi të drejtat e njeriut… Në këtë rast Evropë mos hezito qe të biem viktimë e presidentit turk me veprimet e tij! Ai po bënë trysni në organet shtetërore të Kosovës.
Shqetësimi është permanent, se gjithnjë e më shumë Turqia duket se po ushtron ndikimin e saj përmes lidhjeve me ‘Vëllazërinë Myslimane’ edhe mbi shtetet e Ballkanit gjë qe Kosova, po përballet me orientim kah Azia ku pretendon Erdogani apo ne rrugën tjetër drejt perëndimit…
Prandaj përmes këtij mesazhi ftoj forcat politike të Kosovës qe të jenë unik për këtë çështje. Ftoj disa gazetarë qe në vend se të shkruajnë diçka në interesin e situatës atë e ndezin me shkrime të njëanshme qe po e hutojnë popullin se kujt ti beson!!!
Le të jetë si ftese për Bashkimi Evropian dhe NATO-ja në krye me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe aleatet tanë qe mos të mbetet Kosova e vetmuar ne këto çaste dramatike të krijuara nga Presidenti i Turqisë Ergodan. Zyrtarë të Bashkimit Evropian dhe ju fuqitë e mëdha ndërgjegjësohuni dhe mos e vrisni popullin e Kosovës për interesat personale të Presidentit të Turqisë Rexhep Taip Erdogan!
Erdogan aleat i Rusisë nuk mundesh të jesh edhe mik i Kosovës, sepse Kosova nuk është vilajet i Turqisë.
Është fakt i ditur se Erdogani është aleat i Rusisë. Amerika dhe Evropa duhet shqyrtuar largimin e tij nga NATO për shkak të veprimeve të tij kundër agjendës evropiane por edhe ta shpëtojnë edhe popullin turk nga ky sulltan tiranik i vogël. Burgjet e Turqisë janë mbushur me gazetarë, intelektualë dhe eksponentë opozitarë. Iu shtuan edhe 6 nga Kosova gjë që u bë mollë sherri në keqësimin e marrëdhënieve Turqi–Kosovë.
Le te jete ky shkrim si mesazh drejtuar edhe organeve ndërkombëtare qe të jeni ma syçelë dhe ma aktiv qe të shpëtohet populli turk ai shqiptar dhe disa popuj tjerë qe mos te viktimizohen shkaku i interesit të një njeriu të sëmurë për pushtete!…
Mos të harron Erdogani se 500 vjet s’kanë arrit të na zhbëjnë shqiptarinë pushteti osman, por as edhe 5 mijë të tjera nuk do ta realizojnë këtë ëndërr, prandaj zoti Erdogan mos i bërë armiq shqiptarët!
Thjesht, ngase ne shqiptaret nuk jemi vilajet i Turqisë. Kosova është Evropë, aleate “mish e thua me Amerikën e orientuar qartë nga Perëndimi, por në asnjë mënyrë nga Lindja” me pretendime te skllavërimit nga kush do qoftë.