Për një gazetar “gjeneral” të vërtetë apo të shpifur, të SHIK-ut të Shqipërisë?!

0
567

Bajram Kabashi, 03 prill 2018

Mero Baze, PUÇI I ERDOGANIT KUNDËR HARADINAJT, MË I DOKUMENTUAR SE AI I GULENIT KUNDËR ERDOGANIT

Reagimi im por dhe i kolegëve të mij, nuk ka lidhje me ata që dogjën Shqipërinë në vitin 1997, por me ata që po i vën zjarrin Kosovës në 2018, duke e kthyer në një Vilajet të Erdoganit dhe duke dëshmuar se nuk meritojnë të jenë shtet i pavarur, pasi janë shtet i pasigurt. Më 1997, më afër me ata që dogjën Shqipërinë ishte vet Hashimi, se sa unë dhe kolegët e mij. Por Shqipëria e ka tejkaluar vitin 1997, si një ëndërr të keqe, por ajo që po ndodh në Kosovë, është më keq se viti 1997, pasi nuk është luftë mes shqiptarëve për para e pushtet, por përpjekje për ti futur në luftë shqiptarët, për parat dhe pushtetin e Erdoganit.” (Pjesëz nga komenti me të njetin titull i Mero Bazes, analistit nga Tirana)

…dhe duke dëshmuar se nuk meritojnë të jenë shtet i pavarur, pasi janë shtet i pasigurt.” (Fjalën e ka për Kosovën?!)

Kush i jep të drejtë Mero Bazes të shprehet në këtë mënyrë për Kosovën, pavarësisht gabimeve të rënda të Hashim Thacit, në raport me krijimin e raporteve personale më Erdoganin? Cila është e “drejta” e këtij analisti që gjykon dhe e vlerëson Kosovën në mënyrë kaq armiqësore, sa të shkoj deri aty sa të shprehet për kosovarët , – për shkak të gabimeve të ca idiotëve në pushtet, që janë po aq idiotë sa idiotët që janë në pushtet në Shqipëri, se “nuk meritojnë të jenë të pavarur, pasi janë shtet i pasigurt.

Pse sillesh kështu me një pjesë të popullit tënd, Mero Baze?
Për çfarë parimesh dhe kodesh qytetëruese flet ti që pavarësisht se je “gazetar i mirë” për rrethanat e gjendjen e gazetarisë në Shqipëri, në kushtet e një gazetarie bashkëkohore, ku edhe ti do t’i nënshtroheshe gazetarisë hulumtuese e zbuluese, jam i bindur se do të gjendeshin shumë fakte e dëshmi, që të gjendeshe në bangën e të akuzuarit për shumë shkelje ligjore etj.

Më kujtohet mirë se si një përvetësues i madh pasurisë së Gazetës Rilindja, Mehmet Emërllahu nga Ferizaj, një hajn i njohur rugovist, pas luftës ankohej se Mero Baze ia kishte përvetësuar mbi 300 mijë marka, para që nuk ia ka kthyer kurrë. Ky Meroja i ka mbetur borxh opinionit publik për shumë sqarime, por meqë nuk kemi gazetari të mirëfillt hulumtuese ky mund të shesë mend sa të dojë e deri kur t’i teket.

Pas luftës së Kosovës “Epoka e Re” e Muhamet Mavrajt, më pati lutur që t’ia dërgoja disa pjesë të librit “Rilindja. Përkushtim e Trishtim” që t’i botonte. Më vonë e pata kuptuar se ata e kishin pasur qëllim që përmes shkrimeve të mia, që i kisha bërë pa qenë kurrë në shërbim të askujt, t’i sillnin dikujt tjetër. Në ato shkrime e kisha përmendur edhe Mero Bazen dhe një deklaratë të tij profesionalisht të pa plotë dhe të dyshimt për vrasjen e Ali Ukajt, zëdhënësit të parë publik të UCK në atë kohë. “Epoka e Re” e Mavrajt, në kuadër të shkrimit tim, ku e përmendja Mero Bazen e kishte futur brenda kllapave se “Mero Baze është gjeneral i SHIK-ut të Sali Berishës“, gjë që une nuk e dija e s’kisha si ta dija a ishte i tillë, apo nuk ishte por shpifej për të. Më 2001 një i afërm i imi që para lufte ka mbajtur një shoqatë kulturore në Lubjanë, më pati treguar se përderisa ishte rastësisht duke e vështruar një tubim të PD në Tiranë, i ishte ofruar Mero Baze me të cilin ishin njohur me kohë, dhe i kishte thënë: “Mos rri këtu, se ta gjej një shikas e të rrah!

Pra, kështu i kishte thënë Mero Baze, “gazetari më i njohur” dhe më i “pavarur profesionalisht” shqiptar?!

Mero Baze ka qenë jo vetëm gazetar partiak i PD të Berishës, por ky me vite e vite ka qenë një farë ideologu i PD-së dhe prishjet e marrëdhënjeve me Berishën e berishistët, nuk kanë qenë prishje për shkak të parimeve të “larta” profesionale të Mero Bazes, por prishje për shkak të interesave, në të vërtetë për shkak të humbjes së ndikimit të tij brenda politikës berishiste të PD.

Për Meron kam dëgjuar pastaj se ka pësuar në shumë raste, për ç’gjë më ka ardhur keq se asnjë njeriu nuk duhet t’i ndodhin gjëra të tilla. Por, siç thashë, Meros asgjë nuk i ka ndodhur për shkak të përkushtimit të tij profesional, por për shkak të kryenecësisë së tij dhe “shitjes” së interesave të atyre që ky në kohë të caktuar u ka shërbyer me zell, për synimet e veta.

Prej pasluftës jam munduar ta kontaktoja jo për “sytë e tij të zinj”, por që të këmbeja disa mendime për disa informata që më mungojnë për çështje të caktuara, e që konsideroja se ai do të më ndihmonte t’i kisha. Para një kohe ia bëra kërkesën për miqësi në fb dhe e pranoj… Por përderisa e lexoja këtë shkrim të tij, duke e kërkuar që t’ia dërgoja një mesazh e shoh se më paska larguar sërish?!

Pse ky gazetar është kaq i trembur dhe frikësohet prej “hijes së vet”? Pse ky mendon që duke qëndruar në mesin e “njifar elite të gazetarëve kosovarë”, të cilët më shumë janë elita të vetë-shpallura e pa vepra të dëshmuara profesionale, mund të jetë më i qetë?!

Sidoqoftë une i dëshiroj jetë të qetë profesionale, nëse e meriton por si gazetar investigues nuk besoj që ky meriton qetësi pa ia kontrolluar e zhveshur rrugët e tij te “profesionit”, duke ia zhveshur ato fletë pas flete, si lëkurën e qepës!

Une gjithmonë kam dyshuar se ky është gazetar, ky ma shumë është Njeri i trazuar shpirtërisht dhe një gazetar i kaosit, i lëmshit.
Por ata që e kanë rrahur në Shqipëri apo gjetiu, deri tek Milaim Zeka, që pohonte se e ka rrahur në Rambuje për hirë të “Dajës”, kanë bërë vepra të shëmtuara, të pahijshme dhe joshqiptare!

Por, a kemi të dhëna që Mero Baze ka nxitur shikas të tij që të rrahin njerëz të pafajshëm?
Këtë pyetje në formë tjetër e kisha si qëllim t’ia bëja Mero Bazes, por ai paska ikur?

Une nuk jam i interesuar të vrapoj pas tij se kam gjëra më me domethënje për të cilat preokupohem, por le ta dijë, se ai duhet të ndjehet i lumtur pasi ende Shqipëria e Kosova nuk i kanë gazetarët hulumtues çfarë i ka Europa, çdo shtet europian apo SHBA?

Mero Baze, për fat të keq, është si të tjerët, që meriton të largohet nga skena si opinionbërës tendencioz, po të kishte kush që ta largonte.