EDHE NJË HERË PËR TAKSËN E RRUGËS

0
551

Arben Çokaj

Një dialog mes gazetarësh

Alfons AL Zeneli ah, ok. Po ta sqaroj sipas versionit tim.

1. Vendimi për taksë rruge është i drejtë sipas meje, dhe tarifa 5 Euro e justifikueshme për 1 kalim, sipas standardeve të Malit të Zi e të Kroacisë dhe Austrisë. Mali i Zi ka një tunel në rrugë dytësore të amortizuar në drejtimin Podgoricë – Ulqin, më i vogël nja 10 herë se tunelet në Kalimash. Paguhet 2,5 Euro kalimi. Sipas kësaj, vetëm për kalimin e tuneleve në Kalimash, po të merren 5 Euro, justifikohet, por qeveria shqiptare ka zgjedhë modelin e tarifën e ngjashme me Kroacinë. Në Austri, tunele të ngjashme me Kalimashin paguhen veças taksës së rrugës, 5,5 – 9 Euro.

2. Taksa e rrugës e dhënë një firme private është reformë e djathtë, pse kundërshtohet kjo nga çeçeni Sali thua ti? Mendoj sepse Zeni e as kunati i Lulit nuk ia kanë futë duart koncesionarit. Arsye tjetër më të fortë se këtë nuk gjej, por edhe mund të ketë. E ti e di si shkojnë këto punë, e ke rastin e ALBtelecom-it. Saliu e shante Nanon për privatizimin e ALBtelecomit, por e privatizoi më pas siç donte edhe Nano.

3. Çeçeni Sali bëri mirë që e bëri atë rrugë, se duhej. Por ajo rrugë me pak takt, mund të ishte bërë një superstradë e mirë, si kjo Shkodër-Hani i Hotit, e ndoshta me 300 milion Euro mund të ishte përfunduar. Tani janë harxhuar 1,3 miliardë Euro dhe duhen edhe 300 milionë për ta kryer, që firma Kastrati, firmë shqiptare, jo e huaj, do e përfundojë dhe mirëmbajë me atë taksë 5 Euro, që do të marrë nga makinat. E kjo është gjë e mirë dhe një zgjidhje me leverdi nga qeveria Rama, e cila në vend që të humbasë para, fiton tatimet, që merr nga koncensionari dhe i heq vetes një barrë të rëndë, kryerjen e mirëmbajtjen e asaj rruge.

4. Rrugët në Kroaci të kategorisë autostradë si kjo e rrugës së kombit, u bënë një pjesë me kredi nga Schröder. Kroacia bëri 360 km rrugë përmes alpeve kroate, me 3,3 miliardë Euro nga Zagrebi në Split. E kam parë sa herë duke u ndërtuar dhe udhëtoj shpesh përmes saj. Rruga ka cilësi më të lartë se kjo e jona, ka kushtuar dyfish më lirë për njësi dhe ka tunele, ura e mbikalime të shumta. Sikur çeçenit Sali t’i dhimbseshin shqiptarët e kuksianët e varfër, a thua do të kishte kursyer ndopak? Besoj që po, por ky e Luli, që u akuzua për 230 milion Euro shpërdorim në atë rrugë, nuk e kanë hallin te taksa, e te kuksianët e varfër, por te përdorimi i çdo mjeti të mundshëm për revoltë anti-shtet.

5. Armët kimike siriane ishte një shembull klasik, se si çeçeni Sali i ngriti emocionalisht turmat kundër një investimi, që amerikanët donin të na e jepnin ne, që të fitonim edhe ndonjë miliard dollarë si shtet. Por jo, opozita e çeçenit Sali e urren shtetin shqiptar, kur ai nuk drejton, edhe më keq se serbët, e do shtetin të dështuar, e kur e merr pushtetin ai e vjedh dhe abuzon, krijon diktat e përndjek edhe gazetarët… Ti e di më mirë se unë këtë.

Taksa e rrugës nuk duhet kundërshtuar me metoda që u përdorën. Se askush në Ballkan e Evropë nuk e bën këtë, paguajnë të gjithë. Mund të diskutohet çmimi e ndoshta të ulet, sidomos për kuksianët.

Por privatizimi i tillë duhet inkurajuar sidomos nga PD, që mbahet për e djathtë, dhe e godet Kryeministrin e majtë edhe kur ai bën reforma të djathta, në vend që ta duartrokasë. Si dialog mes gazetarësh, unë të kam dhënë një përgjigje për gazetë… 🙂 A je i kënaqur me përgjigjen e argumentuar? Dakord?!

Në përgjigje të këtij komenti:

Alfons Al Zeneli: Ben, une lexova statusin dhe meqenese ai eshte i shkurter dhe konciz arrita ta kuptoj. Vertet me veshtiresi sepse sapo kam zbrit nga pema, por e kuptova…hahaa.. Rruga u be me kembenguljen e diktatorit cecen Sali enveristit dhe deri me tani sherbeu si nje aorte e komunikimit midis dy pjeseve te kombit. Ceceni Sali enveristi i cili pervec te tjerash flet edhe fjale qe i perkasin gegnishtes, tani do qe ta gropose dhe shkaterroje rrugen qe u be egzaktesisht gjate qeverisjes se tij perkunder rezistences se opozites se athershme. Tani, sipas teje, pozita e tanishme po lufton me mish e shpirt per ta mbrojtur dhe mbrothesuar rrugen te cilen dikur e kundershtonte.

Saliu, kur kerkon heqjen e takses, mbase ka ndermend ndonje hile tjeter antipopullore, por kesaj radhe kjo pikpamje nuk ka lidhje me komunzmin. Nese mendon keshtu, do te thote se nuk e di mire mekanizmin komunist. Ne komunizem veprat e ndryshme ku perfshihen dhe rruget, ndertoheshin me pune te paguar shume pak ose aspak, pra nga puna skllaverore e ashtuquajtur “vullnetare”. Ne komunizem i paguanim ku e ku me shume.