FOTO: Shkodra braktis Bashën, përplasja me Topallin nxjerr veç 200 veta në shesh

0
522

Kryedemokrati Lulzim Basha ka qenë sot në qytetin e Shkodrës në një aktivitet përkujtimor mbi ngjarjen e 2 prillit 1991.

Nëse më parë jemi mësuar ta shohim plot sheshin kur shkojnë përfaqësues të demokratëve, këtë herë duket se tubimi është braktisur nga një masë e gjerë individësh.

Në një fotografi të kapur nga lart, duket se Basha nuk ka grumbulluar dot më shumë se 200 qytetarë ndryshe nga vite më parë kur PD mbledhte me mijëra.

Pjesëmarrja e ulët ka detyruar “selinë blu” që të fokusojë regjinë veç tek Basha duke u kujdesur që mos shfaqet i fokusuar nga lart aktiviteti.

Kjo situatë aspak e këndshme për të djathtën lidhet edhe me përjashtimin nga lista e deputetëve të Jozefina Topallit, një figurë mjaft popullore në Shkodër. (TemA)