Festë madhështore e Pashkëve në San Vendemiano (TV-Itali)

0
1341

Shkruan: Florim Zeqa, 03.04.2018

Në mbrëmjen e së dielës, me 1 prill 2018 nën organizimin e “ARIS EVENT” në Ristorante-Pizzeria “MICASA” ne San Vendemiano (TV-Itali) për nderë të festës së Pashkëve u mbajt super mbrëmje familjare.

Ishte kjo një mbrëmje madhështore, me një pjesmarrje enorme të mërgimtarëve shqiptar nga Provinca e Trevizos e më gjërë, të ardhur nga të gjitha anët; Trieste, Venecia, Udine, Viçenca, Padova, etj,…gjegjësiht, mërgimtarët nga të gjitha viset e Shqipërisë, Kosovës, Iliridës dhe trojeve tjera etnike.

Këtë aktivitet të rrallë kulturor e begatuan këngëtaret e njohura nga Shqipëria; Artjola Toska e Marjola Kaçani si dhe humoristi Elvis Pupa.

Dalja në skenë e këngëtares Artjola Toska e elektrizoi atmosferen në sallen e stërmbushur me bashkatdhetarë, të cilët ngarendin në radhë për t’u fotografuar me të adhuruaren e tyre.

Meritorë për atmosferën e zjarrt në këtë aktivitet kulturor janë tastieri Visi Shijaku dhe “DJ BD RAP”-Bardhyl Dedja nga Kavaja i cili i dha shije të mirë kësaj mbrëmje të ngrohtë familjare.

Nën tingujt e instrumentalistëve, zërin e bukur të këngëtareve dhe humorin e pastër shqiptar, festa zgjati deri në orët e mëngjesit të datës 2 prill 2018.

Këtë mbrëmje e nderoj me pjesmarrjen e saj edhe veprimtarja e njohur Rajmonda Popaj nga Trieste, e ardhur enkas për këtë eveniment kulturor.

Në fund vlenë për të theksuar se, krahas festave kombëtare, janë edhe festat fetare ato që bashkojnë mërgimtarët e besimeve të ndryshme, duke e vërtetuar për të saten herë unifikimin dhe tolerancën e lartë ndërfetare të shqiptarëve.

“Jemi shqiptarë, Pashkë e Bajram i festojmë bashk”, u shpreh njëri prej mërgimtarëve më të vjetër në këtë aktivitet.

Për dallim nga organizatorët e tjerë të evenimenteve kulturore që e kanë problem mbushjen e sallave, për “ARIS EVENT” mbetët gjithnjë problem sigurimi i vendeve të lira për pjesmarrjen enorme të mërgimtarëve në ektivitetet e tyre.