Sali Bislimi, 02 Prill 2018
Perandoria Otomane e cila mbi 550 vite e shkatërroj çdo gjë shqiptare dhe solli popullin shqiptar para shfarosjes siç duket po vërteton thënien: “Krimineli kthehet në vendin e krimit”!
Tendencat e diktatorit Erdogan për paternalizëm dhe rikthim në Ballkan, të inkurajuara nga Rusia e Putinit dhe Serbia e Vuçiqit, nuk janë asgjë tjetër veç ogurzeza dhe kanë për qëllim rrezikimin e shtetësisë së Kosovës dhe neotomanizimin e Ballkanit.
Në Serbi Erdogani po rikthehet me investime miliardësh siç provoj edhe në Kosovë dhe rajon, por populli martirë i Kosovës nuk e harron gjenocidin otoman turk as gjenocidin serb.
Diktatori Erdogan asnjëherë nuk dha përgjigje për pozitën e miliona shqiptarëve në Turqi të shpërngulur me marrëveshje me Serbinë, e këta miliona shqiptarë nuk kanë asnjë të drejtë etnike, të regjistrohen shqiptarë, të arsimohen në gjuhen shqipe apo të kanë media dhe shkolla në gjuhen amtare.
Ata janë shtypur dhe asimiluar dhe Erdogani nuk ndalet më kaq. Ai sulltan i shekullit 21 synon të shtrijë ndikimin edhe në shtetet e Ballkanit me shumicë myslimane dhe kjo tendencë e rrezikshme dhe agresive u vërejt edhe me rastin e kindapimit të 6 gulenistëve në mënyrën me çnjerëzore, joligjore dhe pa asnjë procedurë gjyqësore.
Për të mos u ndalur me kaq diktatori i Turqisë i cili po ndjekë rrugën e Sadamit, Gadafit, Millosheviqit, Stalinit dhe shumë diktatorëve të vjetër, tash të rikritikoj edhe z. Ramush Haradinaj, kryeministër legjitim i Republikës së Kosovës, duke e kërcënuar dhe shantazhuar dhe njëkohësisht duke u përzier në mënyrë flagrante në çështjet e brendshme të Kosovës, në kundërshtim me ligjet dhe Kushtetutën e Kosovës. Nëse nuk heq dorë nga kjo politikë e kërcënimit pala kosovare dhe institucionet e shtetit të Kosovës duhet t’ia tërheqin vërejtjen Erdoganit por edhe ambasadores së Turqisë në Prishtinë, zonjës Kivilsim Kiliq, e cila është një mbështetëse e diktatorit Erdogan.
Mbetet të shpresojmë se Prokuroria e Kosovës të hetojë deri në fund këtë kindapim të 6 gulenistëve dhe të marrë masa ligjore ndaj të gjithë atyre të involvuar për këtë veprim jonjerëzor, johuman dhe kundër të drejtave njerëzore e demokratike ndaj gulenistëve të deportuar dhunshëm.
Kryeministri Haradinaj dhe liderët e Kosovës nuk i ka zgjedhur Erdogani por populli i Kosovës dhe diktatori Erdogan të merret me diktaturën, terrorin dhe burgosjet të cilat i bënë në Turqi ndaj rivalëve të tij politikë dhe sa më larg duart nga Kosova e cila nuk duron Sulltana as Erdogana.
(Autori është drejtori i organizatës “Zëri Perëndimor i Kosovës)