Poezia është e fuqishme me mesazhet e saj

0
782

Nga XHAVIT ÇITAKU

Në Borås të Suedisë për të shtatën herë me radhë u mbajt Festivali “Sofra poetike” në të cilin pos krijuesve dhe dashamirëve të fjalës së shkruar, morën pjesë edhe shkrimtar suedez dhe të komuniteteve tjera që jetojnë në këtë vend skandinavv. Zyrtarja e lartë e Komunës së Borosit, Ida Lenemark, foli fjalë miradije për kontributin që po jep QKA “Migjeni” e këtij qyteti në ruajtjen e kulturës, gjuhës dhe traditës shqiptare si dhe në bashkëpunimin me të gjitha etnitetet që jetojnë këtu.

Qendra Kulturore Shqiptare “ Migjeni” në Boros të Suedisë, në kuadër të shumë aktiviteteve konkrete që po zhvillon një kohë të gjatë, së bashku me Shoqatën e Shkrimtarëve dhe Artistëve Shqiptar “ Papa Klementi XI Albani” që vepron në këtë shtet skandinav, për herë të shtatë organizuan manifestimin letrar i titulluar “ Sofra poetike në Boros”, i cili u mbajt dje e në të cilin morën pjesë krijues e dashamirë të fjalës së shkruar jo vetëm nga Suedia, por edhe nga Shqipëria, Kosova, Londra, Norvegjia, Danimarka dhe disa vende tjera evropiane si dhe poet e miq suedez dhe komunitete tjera që jetojnë në këtë shtet skandinav . Këtë tubim të fjalës së shkruar e bëri edhe më madhështor recitimi aq i bukur i fëmijëve të vegjël të komunitetit shqiptar, të cilët u përshëndetën me duartrokitje të gjata nga të pranishmit. Ky manifestim që tashmë është bërë tradicional qëllim kryesor ka kultivimin dhe ruajtjen e poezisë shqipe në mërgatë.

Thënë konkretisht, kjo veprimtari ka për qëllim që ta kultivoj e ruaj gjuhën dhe kulturën shqiptare në mërgim në këtë shtet të largët ku jetojnë mijëra mërgimtarë shqiptar.. Njëkohësisht ky manifestim, kjo sofër, paraqet një shtytje e nxitje për të gjithë ata që janë të prirur të merren me shkrime që ta gjejnë vetën këtu, të veprojnë kështu në mënyrë të organizuar dhe nesër të krijojnë vepra më të mira letrare, artistike e kombëtare. Më pas oratorët e këtij tubimi vlerësuan punën dhe aktivitetin e pasur e me përmbajtje që po zhvillon Shoqata kulturore shqiptare “ Migjeni” në Boros të Suedisë, e cila është bërë një faktor i rëndësishëm në kultivimin dhe ruajtjen e gjithçkaje që është shqiptare si dhe në integrimin e shqiptarëve në rrjedhat e shoqërisë suedeze. Kulmin e suksesit kjo shoqatë e ka arritur kur pas një pune të madhe dhe kontakteve të zhvilluara me organe e institucione kompetente u bë e mundshme që në kuadër të saj të funksionoj me mjaft sukses radio e kanali televiziv lokal si dhe gazeta “ Dituria”.

Po ashtu, anëtarët e kësaj shoqate po organizojnë aktivitete të shumta kulturore që po tubojnë jo vetëm pjesëtar të komunitetit shqiptar, por miq të komuniteteve tjera që jetojnë në këtë komunë e më gjerë. Edhe SHSHASH” Papa Klementi i XI Albani”, po zhvillon një aktivitet të madh . Me shifra e fakte konkrete u vu në dukje se anëtarët e shoqatës së shkrimtarëve dhe krijuesve shqiptar kanë bërë punë të madhe në botimin e librave të rinj dhe në fusha të tjera të krijimtarisë. Më pas u tha se poezia si një fuqi magjike po krijon miqësi të reja dhe një bashkëpunim të mirëfilltë, jo vetëm ndërmjet komunitetit shqiptar këtu në Suedi, por edhe të etnive tjera sikurse që po tregon shembulli i sotëm ku janë të pranishëm krijues të kulturave të ndryshme. Do theksuar me këtë rast se punë e madhe është bërë edhe në bashkëpunimin ndërmjet krijuesve suedez dhe të atyre të Shqipërisë, që po forcohet gjithnjë e më shumë.

Në adresë të këtij festivali, i cili tashmë është bërë tradicional, arritën poezitë e 63 krijuesve nga të gjitha trojet shqiptare, por edhe nga krijues suedez dhe komunitete tjera që jetojnë e veprojnë në Suedi, ndërkaq të pranishëm ishin 18 prej tyre.
Me poezitë e tyre u paraqitën: Fetah Bahtiri, Jana Withed, Sveza Daçeva, Elheme Gjyrevci, Hamit Gurguri, Axin Welat, Bajram Muharremi, Remzi Basha, Teuta Haziri, Gladiola Jorbus, Vera Stremkovska, Kadrije Gurmani, Louise Harvaldsson, Henrik Mimmersson, Emine Hoti, Angjelo Ziso, Nexhmije Hasani. Duartrokitje të gjata e frenetike morrën katër vogëlushët shqiptar të cilët recituan mrekullueshëm poezitë e shkrimtarëve tanë të njohur.

Në këtë tubim mori pjesë edhe Zyrtarja e lartë e Komunës ës Borosit, Ida Lengemark, e cila pos tjerash tha se në këtë komunë jetojnë rreth 3500 pjesëtar të komunitetit shqiptar të cilët me sukses janë integruar në shoqërinë suedeze dhe janë një shembull i mirë i punës, mësimit ndihmës së zhvillimit të përgjithshëm në mjedisin ku ata jetojnë. Kjo zyrtare edhe njëherë befasoj për të mirë për shkak se këtu kishte ardhur e veshur në veshje kombëtare shqiptare. Ajo foli fjalë miradije për aktivitetin që po zhvillon në këtë komunë QKSH “ Migjeni”, në ruajtjen dhe kultivimin e gjuhës, kulturës, historisë e traditës shqiptare si dhe që ka një bashkëpunim të shkëlqyeshëm me të gjitha institucionet dhe komunitetet tjera qlë jetojnë në këtë qytet. Shi për këtë, tha ajo më tej, kjo shoqatë ka gjithnjë mbështetje të madhe materiale dhe ndihma tjera të nevojshme për veprimtarinë e saj.

Poezia është e fuqishme me mesazhet e saj

Në këtë tubim të rëndësishëm poetik, u lartësua poezia si një fuqi magjike që po arrin t’i tuboj krijues e dashamirë të fjalës së shkruar nga shumë vende të botës. Në poezitë e lexuara me këtë rast motiv kryesor i krijuesve ishte dhimbja për atdheun, pastaj në këto krijime jetojnë edhe lirika, lumturia e dashurisë dhe optimizmi. Zaten të gjitha këto janë pjesë përbërëse në poezinë shqipe. Poezia ka veti dhe aftësi të mrekullueshme për të shprehur gëzime dhe hidhërime, vuajtje dhe fitore, shpeshherë në pak rreshta. Poezia kalon nëpër shekuj dhe përmban mesazhe të rëndësishme edhe për njerëzit e kohës sonë.

Për këtë arsye ky manifestim tash e shtatë vjet me sukses ka futur përsëri kulturën shqiptare dhe poezinë në qendër të vëmendjes duke shpresuar që të kemi dobi dhe kënaqësi nga dita e Sofrës poetike”. Në këtë manifestim të madh poetik morën pjesë edhe përfaqësues nga institucione e përfaqësues bashkie nga Shqipëria të cilët theksuan ndër të tjera theksoi se shqiptarët erdhëm në këtë vend të largët e të ftohtë, por me zemër të ngrohtë. Gjetën strehim, bukë e përkujdesje dhe buzëqeshjen e parë kur ikën nga ato përndjekje barbare që na i bënte regjimi fashist serb. Ju, krijuesit dhe artistët shqiptar, me punën tuaj po bëni përpjekje që ta rrisni dhe pasuroni shkrimtarëve Shqiptar “ Papa Klementi i XI Albani”.

Poezitë më të mira u shpërblyen me mirënjohje

Të shpërblyerit nga Shoqata e Shkrimtarëve “ Papa Klementi i XI Albani” janë: Remzi Basha mori shpërblimin e parë, Gladiola Jorbus të dytin, Kadrije Gurmani, të tretin, ndërsa Elheme Gjyrevci të katërtin. Ndëkaq, QKSH “ Migjeni, vendin e parë ua ndau shkrimtarëve suedez Louise Harvaldsson dhe Henrik Mimmersson, të dytin Teuta Hazirit, të tretin Nexhmije Hasanit dhe të katërtin Syleiman Dicuisman.

Mirënjohje speciale për vitin 2017 mori Fetah Bahtiri. Po ashtu me mirënjohje u nderuan edhe Angjelo Ziso, Vera Daçeva. Po ashtu, në këtë manifestim u bë promovimi i 14 librave të krijuesve Fetah Bahtiri “ Fjalor, shprehje, fraza dhe këshilla mjekësore, suedisht-shqip, Antologjia “Sofra poetike Boros 2018”, romanet e Emine Gjyrevcit “Princeza Meri” dhe Xhavit Çitakut “Pëshpëritje e jetës në mërgim”, Hamit Gërgurit “Të fusha e Miollës”librat me poezi të Bajram Muharremit “Vullkan i shpërthithur”, Nexhmije Hasanit “ Trajektorja e jetës”, Angjela Zisos “, Thesari Kombëtar 7 e 8, Vepra 2 Arsimi shqip në Suedi, Hysen Ibrahimi. Në ritmin e muzikës”, Emine Hotit “ Lulet e vendit tim”. Librat më të mirë që dolën në dritë ndërmjet dy festivaleve ishin të Bajram Muharremit “Vullkan i shpërthithur”, Nexhmije Hasanit “ Trajektorja e jetës” dhe Hysen Ibrahimit “ Vepra 2 Arsimi shqip në Suedi”.

SHSHASH “Papa Klemnti XI” dhe QKSH “ Migjeni” që veprojnë në këtë shtet të largët meritojnë lëvdata për një punë të mrekullueshme që janë duke bërë këtu në mërgim me synimin e vetëm që në këtë mënyrë t’i shërbejnë rinisë sonë, popullit tonë dhe atdheut të cilin e duan aq shumë të gjithë këta krijues, shkrimtarë e veprimtarë. Po ashtu, qëllimi i këtij manifestimi është që t’i afroj njeri me tjetrin krijuesit shqiptar me krijuesit e vendit ku ata veprojnë e krijojnë, pra me poet suedezë dhe poet të komuniteteve tjera që jetojnë e veprojnë këtu.

Në këtë event të fjalës së bukur shqipe mori pjesë edhe Kryetari i Bashkisë së Beratit z. Petrit Sinaj, i cili tha se është mjaft i emocionuar dhe njëkohësisht i entuziazmuar me punën e madhe që po bëjnë Shoqata e shkrimtarëve dhe artistëve shqiptar “ Papa Klementi i XI Albani” dhe QKSH “ Migjeni” dhe komuniteti shqiptar në përgjithësi këtu në Suedi në ruajtjen dhe kultivimin e gjuhës, kulturës dhe traditës shqiptare. Ai nuk hezitoj të konstatoi se këtu aktiviteti është shumë i pasur e përmbajtësor, bile më i madh se sa në rrethin ku ai punon e më gjerë.

Petrit Sinaj pati një takim të veçantë edhe me Kryesinë e SHSHASH “ Papa Klementi XI Albani” dhe pasi u njoftua për punën e mirëfilltë që po zhvillon ky asosacion në të mirë të komunitetit shqiptar dhe në krijimtarinë letrare e artistike, ftoi Kryetarin e saj Hysen Ibrahimin dhe krijuesit e saj që të vizitojnë Beratin dhe t’i promovojnë librat në këtë qytet të bukur shqiptar.