Lapsi: Kjo s’është asgjë, flakët dhe dinamiti mund t’iu vihet dhe kullave që po ngre Rama me 5-6 oligarkët e tij

0
475

Portali Lapsi.al, me drejtues Andi Bushatin dhe Armand Shkullakun, ka bërë një shënim pas protestës së Kukësit, me titullin: “Pse flakët në Rrugën e Kombit janë në mbrojtje të pronës së përbashkët”.

Në këtë shënim argumentohet se ata që hodhën gurë dhe ndezën flakë këtë të shtunë në Rrugën e Kombit, nuk janë shkatërruesit, por mbrojtësit e parë të pronës së përbashkët.

Sot, pas vitesh drejtimi si një kryeministër i majtë, Edi Rama u kujtua të interesohet për pronën e përbashkët.

Pasi protestuesit e Rrugës së Kombit i vunë flakën pikës arbitrare të mbledhjes së taksave, pasi ata zbythën policinë dhe shakatërruan atë monument simbol të një pushteti që drejton vendin sipas interesave të oligarkëve, kryeministri vendosi të përgjërohet për një pasuri që na përket të gjithëve, në një përpjekje të dëshpëruar për të kundërvendosur protestuesit me pjesën tjetër të popullsisë.

Por në fakt pozicionimi i Ramës në mos është i gabuar është krejtësisht i rremë.

Sepse ata që hodhën gurë dhe ndezën flakë këtë të shtunë në Rrugën e Kombit, nuk janë shkatërruesit, por mbrojtësit e parë të pronës së përbashkët.

Ata nuk janë njerëzit “që do të marrin përgjigjen e merituar” pasi guxuan të shkatërrojnë, por ata janë pionierët e një lëvizjeje që duhet t’i thotë ndal grabitjes që një grusht njerzëish i bëjnë pjesë më të madhe të shqiptarëve.

Flaka që u vu sot në traun e pagesave pranë tunelit është e njëjtë me zjarrin që mund t’i vihet laboratorëve ku bëhet Check Up-i, me sulmin që mund t’u bëhet kullave që po ngrihen si partneritet publik privat mbi toka shtetërore, me goditjen që mund t’u bëhet investimeve strategjike që grabisin trojet e bregdetit, me dinamitimin që mund të pësojnë objektet që po ndërtohen mbi rrënojat e trashëgimisë mijravjeçare të vendit.

Nëse pushteti vazhdon në këtë rrugë edhe këto nuk do të jetë çudi që të ndodhin.

Por asnjëri nga ata që do ta marrë këtë guxim nuk mund të konsiderohet si dhunues, por si mbrojtës i një pasurie publike që po e grabisin për ditë Edi Rama me 5-6 oligarkë”, thuhet në shkrim. (TemA)